Ishte në kafe me miq, momentet e fundit të Gert Bogdanit: U gjet i shtrirë në banjë
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Gert Bogdani, ndërroi jetë paraditen e kësaj të mërkure si pasojë e një arresti kardiak.
Bëhet me dije se Gert Bogdani ka qenë duke konsumuar një kafe me miqtë e tij në një nga hotelet në qendër të kryeqytetit.
Euroneës Albania mëson se ish-deputeti ka shfaqur shqetësime dhe probleme me frymëmarrjen dhe ka shkuar në tualet.
Pas vonesës në tualet, miqtë e tij janë shqetësuar dhe kanë shkuar ta thërrasin.
Teksa nuk kanë marrë asnjë përgjigje dhe duke qenë se dera ka qenë e kyçur, atë e kanë hapur me forcë ku e kanë gjetur të shtrirë në tokë.
Menjëherë kanë njoftuar ambulancën e cila e ka transportuar në drejtim të spitalit, por që tashmë ishte shumë vonë për 44-vjeçarin.
Në një njoftim zyrtar policia ka dhënë detaje në lidhje me ngjarjen, ku thotë se paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.
“Më datë 18.09.2024, rreth orës 11:30, në ambientet e një hoteli në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, është gjetur pa ndjenja shtetasi G. B., 45 vjeç. Ky shtetas është transportuar në spital për ndihmë mjekësore, por ka ndërruar jetë. Nga veprimet e kryera paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta