Sfidë delikate për Skënderbeun, korçarët përballen me Laçin

21 Shtator 2024 | 13:35

Përballja me Lacin mund të konsiderohet si një duel direkt për Skënderbeun, me të dyja ekipet të cilat qëndrojnë në fundin e tabelës së klasifikimit. Këtë të premte korçarët kanë zhvilluar përgatitjet e fundit, ndërsa atmosfera duket pozitive në prag të ndeshjes me bardhezinjtë, të cilën e luajnë në shtëpi.

Trajneri Ivan Gvozdenoviç e ka vlerësuar maksimalisht kundërshtarin, që deri më tani nuk ka asnjë fitore.

“Mund të them është delikate pasi kemi nevojë për pikë. Edhe java e parë ishte e tillë edhe nesër po njësoj. Presioni është në futboll, stafi, lojtarët, por pa presion nuk ecet përpara. Presioni është pjesë e futbollit, por nuk kemi problem”, deklaroi Gvozdenoviç, trajner i Skënderbeut.

Tekniku serb i korçarëve nuk është aspak i kënaqur me atë çka skuadra ka përfituar deri më tani.

“Nuk shikoj asnjë problem veç me pikët, 5 javë 4 pikë është shumë pak. Kjo është situata, tani nuk do bëjmë shumë analiza, sepse jemi të përqëndruar, do shohim si do dalim e pastaj do flasim”, tha Gvozdenoviç.

Skënderbeu vjen pas humbjes me Dinamon në Elbasan, ndërsa Laci pas një barazimi shpresëdhënës me Partizanin në shtëpi. Superliga shqiptare zhvillon dy përballje të shtunën, Skënderbeu-Laci dhe Partizani-Tirana.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026