Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu: Vetingu, sfida më e madhe
Ministrja e re e Drejtësisë në Kosovë, Albulena Haxhiu thotë se, së shpejti do të nisë procedurat për ndërmarrjen e një vetingu.
Znj. Haxhiu gjatë intervistës së dhënë për Ilva Now tha se, do të merret mësim nga ajo që ka ndodhur në Shqipëri për të mos bërë të njëjtat gabime si dhe për të përfituar nga eksperienca e kaluar.
“Sfida më e madhe e Ministrisë së Drejtësisë është vetingu. Do të marrim mësime nga procesi në Shqipëri në mënyrë që të mos bëjmë të njëjtat gabime. Kam shumë interes që të bashkëpunojë me Komisionin e Ligjeve në Shqipëri dhe ministren e Drejtësisë. Javën e ardhshme do të nisim të marrim veprimet e para”, tha Haxhiu.
Duke folur për taksën 100% me Serbinë dhe Bosnje Hercegovinën, Haxhiu u shpreh se kjo taksë do të zëvendësohet me masë reciprociteti.
“Kemi qenë i vetmi subjekt politik në atë kohë kur është miratuar që e kemi mbështetur taksën. Para fushatës ka qenë në program që taksa të zëvendësohet me reciprocitet. Nuk do të ketë boshllëk ndërmjet tyre”, shtoi më tej znj. Haxhiu.
Ndërsa duke komentuar mbi finalizimin e negociatave me Lidhjen Demokratike të Kosovës, Haxhiu u shpreh kjo ndarje e pushtetit ndoshta nuk është e mira e mundshme, por të paktën lajmi i mirë është formimi i qeverisë së re.
E pyetur se sa jetëgjatë mund të jetë koalicioni VV-LDK, ministrja e Drejtësisë uroi që të përmbyllet mandati kushtetues prej 4 vite. Por, sfida e parë e jetëgjatësisë së koalicionit do të zgjedhja e presidentit të ri, çështje e cila u la jashtë negociatave për formimin e qeverisë.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër