1 vit nga Banjska, Kurti homazhe për Afrim Bunjakun: Sakrifica e tij i vlen Kosovës

24 Shtator 2024 | 10:26

Sot bëhen një vit që nga sulmi terrorist në Banjskë, ku mbeti i vrarë rreshteri i policisë Afrim Bunjaku. Kryemnistri Albin Kurti ishte këtë të martë në Vushtri ku mbajti homazhe në nder të heroit të Kosovës.

Ai tha se sakrifica e rreshterit Bunjaku ia ka vlejtur shumë për policinë, për shtetin e Kosovës dhe për gjeneratat e ardhshme, pasi rënia e tij bëri që shumë policë të tjerë të Kosovës të mos vriteshin. Kurti tha gjithashtu se për sulmin e Banjskës Serbia është përgjegjëse e që ajo të mbajë përgjegjësinë që i takon duhet ndihma e ndërkombëtarëve.

“Kjo sakrificë e rreshterit të policisë, heroit të Kosovës, Afrim Bonjaku, i ka vlejtur fort për policinë, për shtetin dhe për gjeneratat e ardhshme. Duke rënë Afrim Bonjaku, nuk kanë rënë edhe shumë policë të tjerë. Ata policë që ishin në betejë bashkë me të nuk lejuan që kufoma e Afrim Bonjakut, trupi i pajetë i heroit tonë të bjerë në duart e armiqve.

Forcat e organizuara dhe të dirigjuara nga Serbia me paramilitarë që kishin shumë më tepër armatim se Afrim Bonjaku me shokë, ikën me turp, i lanë të vrarët dhe të plagosurit e tyre dhe sot fshihen nëpër serbi sepse e dinë që e kanë humbur betejën e shtetin tonë dhe me popullin tonë liridashës. Serbia është përgjegjëse e ndaj duhet të mbajë përgjegjësi. Në këtë pikë ne kërkojmë mbështetjen e ndihmën, përkrahjen e faktorëve ndërkombëtar.

Idealet e dëshmorëve për ne do i jetësojmë e po i jetësojmë. Ndërkaq kujtimin tonë për ta do e përjetësojmë e po e përjetësojmë. Sot në Banjskë të Zveçnit është vendosur tabela në të cilën shkruhet: Rruga Afrim Bunjaku. Kjo është rruga e të gjithëve ne. Lavdi Afrim Bunjakut dhe gjithë dëshmorëve të Kosovës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026