Plani i fitores së Zelenskyt nuk bind SHBA, administrata amerikane: I dështuar
Plani për fitoren i Volodymyr Zelenskyt nuk e ka bindur administratën amerikane. Kështu shrkuan e përditshmja “Wall Street Journal”, që citon burime nga Shtëpia e Bardhë.
Sipas gazetës prestigjioze, administrata Biden është e shqetësuar se planit të liderit ukrainas i mungon një strategji globale dhe nuk është gjë tjetër veçse një kërkesë për më shumë armatime dhe heqjen e kufizimeve për përdorimin e raketave me rreze të gjatë veprimi.
“Nuk kam mbetur i impresionuar. Ky plan nuk ka asgjë të re”, ka deklaruar një funksionar i lartë i administratës amerikane.
Zelensky pritet t’ia prezantojë planin personalisht presidentit Joe Biden, si dhe kandidatëve presidencialë Kamala Harris dhe Donald Trump.
Por me ish-presidentin, lideri ukrainas pritet të mos e ketë të lehtë. Së pari, burime të afërta me Trump kanë deklaruar se ai mund të mos e presë në takim Zelenskyn.
Së dyti, në një miting të mbajtur në Karolinën e Veriut, vetë Trump ka vlerësuar lidershipin e presidentit rus Vladimir Putin, duke thënë se është një mik i ngushtë i tij.
Gjithashtu, Trump nuk e ka fshehur kurrë antipatinë e tij për Zelenskyn për marrjen e fondeve amerikane, por edhe ndaj Evropës, të cilën e akuzon se nuk bën sa duhet për zgjidhjen e konfliktit.
“Zelensky është përfituesi më i madh në histori. Sa herë që vjen këtu largohet me 60 miliardë dollarë në xhep”, ka deklaruar ish-presidenti, duke shtuar se, për më tepër, presidenti ukrainas preferon fitoren e Harris në zgjedhjet e nëntorit.
LEXONI GJITHASHTU:
Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër