Danimarka bëhet vendi i parë në Europë që braktis vaksinën AstraZeneca
Danimarka është tashmë shteti i parë europian që heq dorë përfundimisht nga përdorimi i vaksinës së AstraZeneca.
Agjencia shëndetësore e vendit pohoi se vendimi u mor për shkak të lidhjes së vaksinës me rastet e rralla të mpiksjes së gjakut.
Drejtori i agjencisë, Soeren Brostroem, tha se pavarësisht sugjerimeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Agjencisë Europiane të Barnave për të vijuar vaksinimin me vaksinën suedezo-britanike, fushata e vaksinimeve në Danimarkë do të vijojë pa të.
Përmes një deklarate Brostroem tha: “Na duhet të themi se rezultatet tregojnë për një sinjal real e serioz të efekteve anësore nga vaksina AstraZeneca. Në bazë të konsideratave të përgjithshme, kemi vendosur të vijojmë fushatën e vaksinimeve për të gjitha grup moshat pa këtë vaksinë”.
Muajin e shkuar, Danimarka pezulloi përdorimin e AstraZeneca për shkak të shqetësimeve për efektet anësore të kësaj vaksine, ndërsa të dhënat që vijnë nga vendi konfirmojnë se shumica e qytetarëve janë vaksinuar me Pfizer-BioNTech.
Lexoni gjithashtu
- Vendimet mbi AstraZeneca-n, në Spanjë e Itali do të injektohen personat mbi 60-vjeç, në Britani të Madhe ndalohet për nën 30-vjeç
- Shkencëtarja shqiptare e EMA-s tregon se në cilat raste duhet t’i drejtohen mjekut, të vaksinuarit me ‘AstraZeneca’
- EMA deklaron se ‘mpiksjet e gjakut’ duhet të listohen si një efekt anësor “shumë i rrallë” i AstraZeneca
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta