Kupa e shqiptarëve “Nënë Tereza”, mediat serbe zemërohen nga ideja e turneut
Federata Shqiptare e Futbollit dhe ajo e Kosovës po punojnë që se shpejti të startojë Kupa “Nënë Tereza”, një turne ky i parashikuar që të organizohet me pjesëmarrjen e ekipeve nga Shqipëria dhe Kosova.
Akoma nuk ka asgjë zyrtare pasi kërkesa për krijimin e këtij turneu është dërguar për miratim në FIFA dhe UEFA. Turneu parashikon pjesëmarrjen e skuadrave nga dy vendet dhe qëllimi është që fituesi I kupës të ketë të drejtën për të marrë pjesë më pas në kupat e Evropës.
Megjithatë e ardhmja e këtij kompeticioni do të varet nga UEFA, që duhet të japë dritën jeshile.
Por akoma pa nisur të marrë formë kjo ide e propozuar në serbi nuk kanë qenë aspak dakord me krijimin e këtij kompeticioni. E përditshmja serbe Alo.rs pak kohë më parë doli me titullin provokues “Shqipëria dhe Kosova do të organizojnë Kupën për të nderuar ‘Engjëllin e Ferrit”.
Ndërkohë që një tjetër media serbe, Blic, reagoi ndaj lajmeve me një artikull të titulluar “ODAKLE SAD OVO?” që do të thotë, “Po kjo nga doli tani?”
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)