Shefi i BE në Kosovë: Kemi parë narrativa të dëmshme që theksojnë ndasitë në rajon 

2 Tetor 2024 | 11:45

Në rajon ka pasur narrativa të dëmshme të cilat theksojnë ndasitë, ka thënë shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav. Ai theksoi se BE është e zotuar që të ndërtojë një peisazh mediatik që është i fortë, i fuqishëm dhe llogaridhënies.

Kështu u tha në hapje të konferencës së Bashkimit Evropian e cila po mbahet në Prishtinë për edukimin mediatik “Gazetaria Konstruktive: Fuqizimi i Shoqërive të Informuara dhe Rezistente”.

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav deklaroi se kjo konferencë është një dëshmi e zotimit për ballafaqimin e çështjeve më të rëndësishme për dezinfomimin.

“Kemi parë narrativa të dëmshme të cilat theksojnë ndasitë dhe i japin zjarr këtyre në rajon por edhe më larg. Për këtë arsye, Bashkimi Evropian bashkë me partnerët është e zotuar që të ndërtojë një peisazh mediatik qe është i fortë, i fuqishëm dhe llogaridhënies. Në BE kemi ndërmarrë një qasje gjithëpërfshirëse për të luftuar dezinformimin. Ne jemi sy hapur ndaj fushatave të tilla të dezinformimit dhe të sigurohemi që narrativat e rreme të përballen me fakte. I kemi mbajtur portalet online llogaridhënies në mënyrë qe të krijojmë një hapësirë digjitale të sigurt për të gjithë ne. Mos transparenca në pronësinë e mediave, mediat online të paregjistruara ngrenë shqetësime serioze sa i përket llogaridhënies. Shumë gazetarë të cilët punojnë pa kontrata të mirëfillta që nga ana tjetër i bën ata të ndjeshëm ndaj presioneve dhe kërcënimet e pronarëve të mediave që luhat besimin e mediave”, u shpreh ai.

Ai shtoi se një studim i fundit vë në pah ndjeshmërinë ndaj dezinformatave, duke përfshirë edhe profesionistët në gazetari.

“Kjo vë nevojën për programe të edukimit mediatik dhe sisteme të verifikimit të fakteve. Duhet të fuqizojmë qytetarët përmes edukimit mediatik, në mënyrë qe të ndihmojmë të gjithë që të jenë informatorë të edukuar dhe informuar”, shtoi ai.

E ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci theksoi se edukimi mediatik dhe lufta kundër dezinformstave është dukuri me të cilën po përballet Kosova çdo ditë.

“Edukimi mediatik është i integruar në kurrikulën tonë shkollore, me qëllim të orientimit të drejtë të fëmijëve dhe imunizimit të tyre ndaj manipulimeve potenciale dhe jo etike. Në këtë kuadër edhe digjitalizimi është ndër mënyrat optimale për të adresuar këtë çështje. Andaj përveçse ka adresuar si strategji e arsimit, jemi në finalizim të përmirësimit të shërbimeve të cilësisë në arsim, në përputhje me trendët e arsimit digjital në tërë botën. Aktualisht jemi duke krijuar departamentin e ri për digjitalizim i cili do të punojë drejt përmbushjes së kësaj objektive, ndërkaq në kuadër të infrastrukturës fixike vazhdon shtrirja e rrjetit të shpejt në shkollat e Kosovës”, deklaroi Nagavci.

Nagavci theksoi se po punohet që edukimi mediatik të futet si lëndë në shkollat në Kosovë.

Konferenca e Bashkimit Evropian për edukimin mediatik po vijon me panelin me temën “Gazetaria konstruktive: Formësimi i narrativave të së nesërmes”./Kosovapress

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nis marshimi, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë (VIDEO)

Ka nisur marshimi i qytetarëve drejt Kryeministrisë teksa këtë të diele shënohet dita e 29-të e protestës. Protestuesit shihen me pankarta dhe flamuj në duar....
19:47 | 28/06/2026

Dita e 29-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej” (VIDEO)

Edhe këtë të dielë, qytetarët kanë nisur të mblidhen për të vijuar me protestën e cila po vijon prej 29 ditësh në kryeqytet. Aktivistë dhe...
19:15 | 28/06/2026

50 piktorë bëhen bashkë në festivalin ndërkombëtarë të akuarielit “Lin Aqua” 2

Ka nisur në Pogradec Festivali Ndërkombëtar i Akuarielit “Lin Aqua” 2, eventi ndërkombëtar që bën bashkë mbi 50 piktorë nga e gjithë bota. Nëpërmjet bojërave...
18:48 | 28/06/2026