U merrnin kartat e identitetit qytetarëve dhe i përdornin për kredi, arrestohen
Dy të rinj janë arrestuar nga Policia e Fierit në kuadër të operacionit të koduar “Kredia”.
Të arrestuarit, A. H., 28 vjeç, dhe F. S., 29 vjeç, akuzohen për veprën e “Mashtrimit”, pasi në bashkëpunim me njıri tjetrin, i merrnin kartat e identitetit qytetarëve dhe i përdornin ato për të aplikuar për kredi.
Gjatë këtij operacioni, policia ka sekuestruar 3 celularë, një shumë parash dhe disa fatura, të cilat do të shërbejnë si prova materiale në hetim.
Puna hetimore vijon për të identifikuar dhe dokumentuar raste të tjera të mundshme mashtrimi që këta shtetas mund të kenë kryer.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Ende nuk është bërë publike nga ana e policisë skema e mashtrimit se si të rinjtë arrinin t’u merrnin kartat e identitetit qytetarëve, për t’i përdorur më pas për kredi.
“Si rezultat i informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore dhe i punës së shpejtë hetimore, u bë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve: A. H., 28 vjeç, banues në fshatin Vidhisht, dhe F. S., 29 vjeç, banues në Patos. Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, nëpërmjet mashtrimit, iu merrnin qytetarëve, kartat e identitetit, dhe i përdornin ato për të aplikuar për kredi. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 celularë, një shumë parash dhe disa fatura. Vijon puna hetimore për të dokumentuar raste të tjera të mashtrimit që mund të kenë kryer këta shtetas”, thuhet në njoftimin e policisë.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta