Sulmi ndaj Izraelit krijon pasiguri në tregje, lufta rrit çmimin e naftës

2 Tetor 2024 | 15:57
Lufta në Lindjen e Mesme po krijon tensione edhe në tregjet e naftës. Në bursa, çmimi është rritur 2% këtë të martë, ndërsa ekspertët i druhen hakmarrjes së Izraelit që mund të prekë depozitat dhe rafineritë në Iran.
Çmimet e naftës kanë shënuar rritje pas sulmit me raketa të Iranit ndaj Izraelit. Nafta e papërpunuar Brent, që kuotohet në bursat europiane, është rritur 2%, duke arritur në 75 dollarë për fuçi, dhe në njëjtin nivel është rritur edhe çmimi në SHBA, duke u tregtuar në 72 dollarë për fuçi.

Rritja e tensioneve në rajon ka sjellë shqetësime në tregjet financiare. Sipas ekspertëve të tregjeve, frika për rritje të çmimit qëndron nëse Izraeli do të sulmonte, përveç objekteve ushtarake, edhe rafineritë e Iranit.

“Nëse Izraeli gjymton industrinë e naftës së Iranit, tregjet globale do të ishin në tension të madh,” shkroi Stephen Innes, partner menaxhues në SPI Asset Management.

Irani është një nga prodhuesit më të mëdhenj dhe anëtar i Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC), dhe në prodhimin botëror zë 4% të prodhimit.

Irani eksporton pjesën më të madhe të naftës në Kinë për shkak të sanksioneve të gjata ndërkombëtare, por analistët kanë thënë më parë se një reduktim i këtyre eksporteve do të kishte një ndikim masiv në tregje.

Përveç naftës, pasiguria ka prekur gjithashtu edhe stoqet globale në tregjet e tjera të mallrave. Me përjashtim të Hong Kongut, shumica e tregjeve aziatike të aksioneve pësuan rënie pas shitjeve në Wall Street.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zelensky propozon Sergii Koretskyin për kryeministër të Ukrainës

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy i paraqiti Radës Verkhovna nominimin e Sergii Koretskyi, drejtorit ekzekutiv të kompanisë shtetërore të energjisë Naftogaz, për kryeministër, tha të mërkurën...
08:23 | 16/07/2026

Jordania rrëzon 8 raketat iraniane

Ushtria e Jordanisë tha se mbrojtja e saj ajrore ka kapur dhe rrëzuar tetë raketa iraniane herët të enjten sipas orës lokale që po shkonin...
08:22 | 16/07/2026

Dy të vrarë nga sulmi me raketa ruse në Kiev pas marrëveshjes për dronë midis Ukrainës dhe BE-së (VIDEO)

Zyrtarët ukrainas thanë se Kievi ka përjetuar një sulm të madh rus, ndërsa raketat balistike kanë rënë mbi disa lagje, duke shkaktuar shpërthime. Duke shkruar...
08:15 | 16/07/2026