Pano Soko i Nismës Thurje: Nuk do bëhemi patericë e asnjë partie, do qëndrojmë në opozitë

14 Prill 2021 | 22:35

Nisma Thurje do të bëjë opozitë në Kuvend nëse fiton mandate në zgjedhjet e 25 prillit.

Kështu u shprehën në emisionin “Me Pak Fjalë” përfaqësuesit dhe kandidatët e Nismës Thurje, Endri Shabani dhe Pano Soko.

“Ne nuk do të bëhemi patericë e asnjë force politike. Ne do të qëndrojmë në opozitë nëqoftëse populli nuk na jep shumicën që duhet për të qeverisur”, tha Soko.

Në rast se mandatet e tyre do të ishin vendimtare për formimin e një qeveri, Pano Soko deklaroi se ata nuk do të bënin koalicion dhe do të shkohet në zgjedhje të parakohëshme.

“Ndryshe do të tradhtonim parimet tona sepse votuesi jonë nuk e do as Ramën as Bashën”, tha Shabani.

Ai shtoi se edhe në rast se nuk fitojnë përfaqësim në Kuvend pas zgjedhjeve, aktiviteti i Nismës Thurje do vazhdojë

“Ka zgjedhje bashkiake përpara, ka kauza publike që do i mbrojmë. Do propozojmë projektligje, do bëjmë ca kemi bërë deri sot edhe më shumë. Jemi përgatitur për një rrugë të gjatë”, u shpreh Endri Shabani.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Personat me aftësi të kufizuara marrin përkujdesje të papërfillshme nga shteti

Vetëm 4% e personave me aftësi të kufizuara fizike dhe intelektuale në Shqipëri marrin shërbime në qendrat shtetërore të përkujdesit. Personat me aftësi të kufizuar...
22:20 | 25/05/2021

Rreth €700 mln pastrohen çdo vit në Shqipëri përllogarit raporti i GIATOC

Nga 300 deri në 700 milionë euro para të paligjshme në një vit futen në Shqipëri, sipas një vlerësimi të raportit të Nismës Globale Kundër...
22:54 | 19/05/2021

Vetëm 25% e rasteve të dhunës ndaj grave përfundojnë në Gjykatë

Pjesa më e madhe e grave nuk e raportojnë dhunën e ushtruar ndaj tyre ndërsa edhe ato raste që raportohen pak herë përfundojnë me dënime....
22:52 | 18/05/2021