Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese në Krujë

3 Tetor 2024 | 09:28

Një shpërthim me lënde plasëse ka ndodhur mëngjesin e kësaj të enjteje pranë një banese në lagjen Nr. 1 të qytetit Krujës, rreth orës 03:00.

Sipas informacioneve paraprake, shpërthimi ka ndodhur në ambientet e jashtme të banesës së shtetasit B.K. Fatmirësisht, nuk raportohet për të lënduar, por vetëm për dëme materiale të vogla.

“Më datë 03.10.2024, rreth orës 03:00, në lagjen Nr. 1, Krujë, në derën e jashtme të banesës së shtetasit B.K., dyshohet për një shpërthim të vogël lënde plasëse, që ka shkaktuar vetëm dëme materiale,” bën të ditur policia në njoftimin e saj.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar rrethanat dhe shkakun e incidentit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026