Efektet e pandemisë në ekonomi, Endrit Yzeiraj: Brenda 2023 do arrijmë rikuperimin
Turizmi dhe sektori prodhues kanë qenë ndër më të ndëshkuarit e pandemisë.
Shifrat e referuara në raportin e fundit të Bankës së Shqipërisë, tregojnë për një rënie me 40.6 % te eksporteve.
Me rënie është shënuar edhe konsumi e investimet me 4.5 dhe 5.8 %, ku më të goditur kanë qenë sektorët e turizmit dhe industria përpunuese.
Për këtë gjendje të ekonomisë shqiptare, ekonomisti Endrit Yzeiraj tha për Euronews Albania se “ajo çka do të përcaktojë zhvillimin e ekonomisë gjatë këtij viti do të jenë masat e lidhura me minimizimin e pandemisë”.
Sipas tij janë masat kufizuesve ato që shkaktuan rënien ekonomike të vitit të kaluar.
Zoti Yzeiraj tha më tej se treguesit e parë të këtij viti na bëjnë që të jemi optimistë për zhvillimin ekonomik të vitit 2021.
“Tani mendojmë që brenda vitit 2022, 2023 do të ri-kapim trendin e vitit para pandemisë. Periudha e rikuperimit do të jetë më e shkurtër”, u shpreh ai.
Lexoni gjithashtu:
SHBA-të shtrëngojnë kontrollin para Kupës së Botës, mbikëqyrje e veçantë për delegacionin iranian
Aksident i shumëfishtë në Levan-Tepelenë, përplasen 5 automjete
Gjurmët e konfliktit rajonal në turizëm, Hotelet në Dubai ofrojnë zbritje dhe paketa speciale për të tërhequr turistët
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta