“Armiku ynë është një”, udhëheqësi suprem i Iranit flet pas lutjeve të së premtes
Lideri suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei pas faljes së namazit këtë të premte u është drejtuar qytetarëve të Teheranit me një fjalim të rrallë. Ky fjalimi i tij vjen pas sulmit raketor që Irani kreu ndaj Izraelit.
Khamenei tha se politikat e armikut, duke iu referuar Izraelit, synojnë përçarje dhe rebelim mes myslimanëve.
“Politikat e miratuara nga armiku ynë janë mbjellja e farës së përçarjes dhe rebelimit, për të futur pykë mes të gjithë muslimanëve. Ata janë të njëjtët armiq për palestinezët, libanezët, egjiptianët dhe irakianët. Ata janë armiku i popullit jemenas dhe sirian”, tha udhëheqësi suprem i Iranit para turmës së madhe.
Khamenei tha gjithashtu se sulmi i Hamasit më 7 tetor në jug të Izraelit dhe sulmi i fundit i Iranit me raketa balistike ishin “të ligjshme dhe legjitime”.
“Secili vend, çdo popull ka të drejtën përfundimtare për të mbrojtur veten kundër tiranisë përfundimtare,” tha Khamenei.
Khamenei mbajti predikimin e tij të parë në gati pesë vjet për mijëra besimtarë që mbanin portrete të liderëve të vrarë të “boshtit të rezistencës” të Iranit kundër Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara.
LEXONI GJITHASHTU:
Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 14:18 SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 13:54 Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec