Niko Peleshi reagon për protestën e opozitës: Qeveria nuk vihet në diskutim
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Niko Peleshi, ka folur nga Korça në lidhje me protestën që opozita do të zhvillojë të hënën më 7 tetor.
Ai theksoi se nuk sheh arsye për një qeveri teknike. Gjitahshtu shtoi se protesta e opzozitës po bëhet kundër një veprimi të formës së prerë të gjykatës.
“S’mund të komentoj çfarë vendos opozita, protesta është një element demokratik, nuk është një herezi. Protesta e dhunshme pastaj është diçka tjetër, por unë nuk mund ta paragjykoj. Protesta është zgjedhja e tyre, kërkesat politike ata mund t’i formulojnë sipas orekseve politike të veta, por unë nuk shikoj se ka ndonjë arsye që të vihet në diskutim Qeveria. Për ç’arsye, për shkak të një vendimi të formës së prerë të një sistemi të pavarur nga qeveria? A po flasim pasi kemi kryer së bashku një reformë në drejtësi? E kemi votuar me 140 vota, me duartrokitje. Tani të gjykojmë ne vendimet e gjykatave? Për këtë arsye të dali në protestë?”, tha Peleshi.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta