Përmbytja e pazakontë e Vlorës, flet kryebashkiaku: Çfarë e shkaktoi

5 Tetor 2024 | 09:31

Rrugët e qytetit të Vlorës u përmbytën masivisht të premten, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në biznese. Pamjet e pazakonta treguan makinat e parkuara të mbuluara nga uji dhe lagje të tëra nën pushtetin e ujit. Kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha, në një intervistë për Euronews Albania, shpjegoi se shkaku i përmbytjeve ishte sasia e madhe e reshjeve që ra për dy orë e gjysmë, e cila ishte shumë më e lartë se norma e zakonshme.

Dredha theksoi se rreth 180 mm shi ranë brenda kësaj periudhe, që është e barabartë me sasinë e reshjeve për një muaj.

Ai tha se ekipet e bashkisë kanë bërë të mundur evakuimin e 55 familjeve, ndërkohë që shtoi se situata është normalizuar.

“Prurja e reshjeve ka qenë tej normales. Rreth 180 mm shi për dy orë e gjysmë është sasia e reshjeve që normalisht bie për një muaj. Imagjinoni prurjet me një intensitet kaq të lartë që bien në vetëm dy orë e gjysmë. Për këtë arsye, kanali i ujërave, me atë masë prurjesh, ka dalë jashtë kapacitetit dhe të gjithë ai ujë ka përmbytur qytetin. Një ditë më parë, ne i paralajmëruam qytetarët për reshjet, duke i këshilluar që të ishin të kujdesshëm, sepse e prisnim që do të kishte reshje. Të gjitha kanalet janë pastruar më parë për të qenë gati për sezonin e reshjeve, por sasia e prurjeve ishte jashtë normales”, tha Dredha.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026