Përplasje Izrael-Francë, Netanjahu kritikon presidentin francez: Turp për ju!
Drejtuesit më të lartë të Francës dhe Izraelit kanë nisur një përplasje verbale në distancë lidhur me zhvillimet në Lindjen e Mesme. Shkak është bërë një deklaratë e Emanuel Macron, i cili deklaroi se rreth 80 shtete frëngjisht folëse kërkojnë ndalimin e menjëhershëm të luftimeve në Liban.
“Ne shprehim solidaritetin tonë me Libanin, ne kërkojmë armëpushim të menjëhershëm dhe vijimin e diskutimeve për vendosjen e paqes”, ka deklaruar Macron në samitin e 19-të të vendeve Frankofone në Paris.
Kjo deklaratë është parë nga Izraeli si një sinjal që Franca nuk merr parasysh situatën në të cilën ndodhet Lindja e Mesme dhe qëllimet e Izraelit për luftën kundër terrorizmit.
Kryeministri Beniamin Netanjahu e cilësoi të turpshme deklaratën e samitit të vendeve frankofone. “Ndërsa ne jemi duke luftuar barbarizmin e financuar nga Irani, të gjitha vendet e civilizuara duhet të ishin në krahun e Izraelit. Por ende presidenti Macron dhe liderë të tjerë perëndimor po bëjnë thirrje të turpshme për embargo ndaj armeve tona”, – ka deklaruar ndër të tjera Netanjahu.
Para deklaratës së presidentit Francez ishte përfaqësuesi i lartë i BE, Josef Borrell që kërkoi nga Izraeli ndalimin e luftimeve dhe nisjen e bisedimeve për paqe.
LEXONI GJITHASHTU:
Organi ndërkombëtar i paqes nuk arrin dakordësimin për të dërguarin e ri të Bosnjës, vijojnë diskutimet
Putin: Nëse Ukraina i thotë po kompromisit që ramë dakord me Trumpin në Alaskë, lufta do të përfundojë shpejt
Ministri Lavrov: Lufta e Bidenit në Ukrainë u bë lufta e Trumpit
- 20:24 Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë (VIDEO)
- 20:18 Dita e pestë e protestës, qytetarët marshim në Tiranë
- 20:16 Organi ndërkombëtar i paqes nuk arrin dakordësimin për të dërguarin e ri të Bosnjës, vijojnë diskutimet
- 20:13 Putin: Nëse Ukraina i thotë po kompromisit që ramë dakord me Trumpin në Alaskë, lufta do të përfundojë shpejt
- 20:06 Ministri Lavrov: Lufta e Bidenit në Ukrainë u bë lufta e Trumpit
- 20:00 VIDEOLAJM/ Tensione në protestë, goditet me gurë dera