E rëndë në Milano| Shqiptari plagos me armë zjarri djalin 19-vjeçar të partneres

6 Tetor 2024 | 17:01

Një djalë 19-vjeçar është duke luftuar për jetën pasi është plagosur rëndë nga partneri i nënës, i cili është shqiptar. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Milano, në Itali.

Sipas mediave i riu kishte ndërhyrë për të mbrojtur nënën e tij, e cila ishte dhunuar nga partneri i saj, 46-vjeçari me kombësi shqiptare.

46-vjeçari u arrestua në flagrancë dhe akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje.

Ndërkohë 19-vjeçari, i cili u godit nga një plumb mes qafës dhe klavikulës, tashmë ndodhet i shtruar në repartin e kujdesit intensiv të spitalit Niguarda në Milano.

Tragjedia ndodhi rreth orës 3:40 të natës midis së shtunës dhe të dielës jashtë një ndërtese në numrin 41 të via XXV Aprile në Novate Milanese, një komunë me 20 mijë banorë në periferi veriore të Milanos.

Sipas mediave italiane 19-vjeçari dhe partnerja e nënës së tij, një grua ukrainase, janë përfshirë në një debat të dhunshëm. Më pas burri ka nxjerrë armën e tij , një Beretta e kalibrit 84, duke shpërthyer me një të shtënë në drejtim të djalit, i cili më kot u përpoq të dilte në rrugë për t’i shmangur plumbit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026