Koncert bamirësie në TKOB, të ardhurat shkojnë për fëmijët me Sindromën Down

6 Tetor 2024 | 17:55

Në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit për sindromën Down në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit organizohet koncerti i bamirësisë nga Fondacioni Down Sindrome Albania.

Në këtë koncert që do të nisë në orën 19:00, do të performojnë 4 artistët nga Italia të sjellë nga ish-drejtori i Telenorba Shqiptare Eligio Romanazzi.

Ky i fundit do të japë kontributin e tij për personat me aftësi të kufizuar në Shqipëri, ndërsa tregon dhe historinë personale që e lidh me vendin tonë.

““Kam një marrëdhënie 30 vjeçare me Shqipërinë dhe kam një respekt të veçantë për shqiptarët. Kam ardhur para 30 vitesh në Shqipëri për arsye pune, ndërsa këtë herë solla muzikantët për të shpërblyer disi  atë që kam marrë nga ky vend. Jam i martuar me një zonjë shqiptare që kishte një vajzë me sindromën Williams dhe gjatë rritjes së saj ajo ka shfaqur talentet e saj.

Ajo i bie pianos dhe është diplomuar si një person që mund të kujdeset për njerëzit me aftësi të veçanta.  Dua që të rris ndërgjegjësimin që të ketë më shumë vëmendje për personat që vuajnë nga sindroma Down që dhe ata të trajtohen si njerëz normal”,-tha Prof. Ing. Eligio Romanazzi, ish drejtor i Telenorba Shqiptare

Ndërsa artistët shprehen të emocionuar për mbrëmjen e kësaj të diele.

“Jam i emocionuar që ndodhem në një nga teatrot më të rëndësishëm të Europës. Jemi me grupin muzikor që ka në bazë rokun. Koncerte të tilla ne bëjmë shpesh në Itali për njerëzit me sindromën Down  dhe ndihemi mirë që ndodhemi për të njëjtën kauzë dhe në Tiranë”,-tha  Francesco Greco, violinisti, artisti kryesor.

Fondet e mbledhura nga shitja e biletave dhe sponsorizimet  do të shkojnë për shërbimet e 45 fëmijëve me aftësi të kufizuara.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Përkujtohet 90-vjetori i lindjes së akademikut Rexhep Qosja, Kurti: Pa të, kultura jonë do të ishte më e varfër

Në 90-vjetorin e lindjes, akademik Rexhep Qosja u përkujtua si një nga figurat më të rëndësishme të kulturës shqiptare. Në një ligjëratë kushtuar jetës dhe...
21:33 | 25/06/2026

Pittard rikthen përmes fotografisë Shqipërinë e një shekulli më parë

Fotografitë e realizuara në Shqipëri në vitin 1921 nga akademiku dhe antropologu zviceran Eugène Pittard janë sjellë për publikun korçar në një ekspozitë të veçantë...
21:45 | 24/06/2026

Dorëshkrimi i panjohur i Mozartit zbulohet në Francë, shtatë vepra të reja dëgjohen për herë të parë

Një zbulim i jashtëzakonshëm në botën e muzikës klasike ka sjellë në dritë një dorëshkrim të panjohur më parë të Mozartit, i cili përmban shtatë...
19:32 | 24/06/2026