A do ketë dhunë në protestën e opozitës? Vathi: Ja çndodh nëse hedhin molotov

6 Tetor 2024 | 20:37

Zëvendës drejtori i Policisë së Tiranës, Luigj Vathi tha këtë të diel për “Review” në Euronews Albania, se policia a marrë të gjitha masat për garantimin e institucioneve, sigurisë së qytetarëve dhe të protestuesve të cilët të thirrur nga opozita do protestojnë para kryeministrisë.

I pyetur nëse pritet të ketë dhunë në protestë, ai tha:

“Ne shpresojmë dhe besojmë se nesër nuk do ketë dhunë ndaj institucioneve dher punonjësve të policisë, por nëse do ketë dhunë, ne normalisht do zbatojmë ligjin për të mbrojtur institucionet, do reagojmë në mënyrë propocionale ndaj dhunës, çfarëdolloj institucioni apo kujdo punonjësi të policisë që i rrezikohet jeta. Ne do bëjmë të gjithë përpjekjet për të zbatuar ligjin në mënyrë propocionale”,-tha Luigj Vathi.

Ai shtoi se për të garantuar rendin dhe sigurinë në protestën që pritet të mbahet ditën e nesërme më 7 tetor janë planifikuar të jenë aq forca policie sa në të gjitha protestat e tjera që janë kaq masive për të përballuar çfarëdolloj situate të papritur që mund të ndodh gjatë tubimit.

I pyetur nëse do ketë përdorim të gazit lotsjellës, ai tha se uron që protesta mos të shkojë në këto momente, por nuk e përjashtoi këtë masë që mund të merret.

“unë jo pa qëllim e thash se shpresoj të mos shkojmë në këto momente, por nëse do ketë hedhje të lëndëve pirotekntike, hedhje të molotovitnë drejtim të punonjësve të policisë, hap pas hapi policia do reagojë, por garantojmë se çdo gjë do jetë ligjore”,-tha ai

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026