Studim i ri: Britania ka numrin më të madh të emigrantëve të paligjshëm në Evropë 

7 Tetor 2024 | 16:52

Britania e Madhe është shtëpia e më shumë emigrantëve të paligjshëm se çdo komb tjetër evropian, ka zbuluar sot hulumtimi i Universitetit të Oksfordit.

Në Britani ka rreth 745 mijë emigrantë të paligjshëm, që është një në 100 banorë, sipas hulumtimeve, transmeton Telegrafi britanik. Ky është më shumë se dyfishi i numrit të emigrantëve të paligjshëm në Francë – 300,000 – dhe madje më shumë se 700.000 në Gjermani, e cila ka popullsinë e dytë më të madhe të emigrantëve të paligjshëm në Evropë.

Shifrat u publikuan pasi Zyra e Brendshme tha se 973 emigrantë në 17 varka të vogla kaluan Kanalin Anglez të shtunën, numri më i lartë i mbërritjeve brenda një dite këtë vit.

Numri i përgjithshëm i njerëzve që kalojnë Kanalin në vitin 2024 pritet të jetë mbi 26,600, pesë për qind më shumë nga viti 2023, por 21 për qind më pak nga rekordi 33,611 në 2022.

Autoritetet franceze kanë konfirmuar se katër persona vdiqën gjatë përpjekjes për të kaluar Kanalin Anglez të shtunën, duke përfshirë një djalë dy vjeçar.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Komisioni Evropian mbështet hapjen e një grupkapitulli të ri për Serbinë

Komisioni Evropian po rinovon përpjekjet për të çuar përpara procesin e anëtarësimit të Serbisë në Bashkimin Evropian, duke rekomanduar hapjen e Grupit 3 të negociatave,...
20:28 | 06/07/2026

Spanja pritet të mirëpresë 100 milionë turistë këtë vit

Spanja ka të ngjarë të arrijë objektivin e saj prej 100 milionë mbërritjesh turistësh të huaj këtë vit gjatë sezonit vendimtar të verës, një fakt...
18:23 | 06/07/2026

Shpërthejnë zjarre në Francë, mbi 10 mijë të evakuuar

Në Francë, shtatë departamente në jug janë nën alarm të kuq për shkak të rrezikut shumë të lartë të zjarreve në pyje, ndërsa 41 zona...
18:16 | 06/07/2026