Përshkallëzohet protesta, hidhet molotov mes efektivëve: Merr flakë dhe një qytetar

7 Tetor 2024 | 19:58

Situata në protestën e opozitës ka përshkallëzuar, me përplasje fizike mes protestuesve dhe efektivëve të forcave speciale të vendosura jashtë Bashkisë së Tiranës. Protestuesit hodhën një bombë molotov mes turmës, duke shkaktuar që forcat e rendit të përgjigjen me gaz lotsjellës. Gjatë këtyre incidenteve, policia gjithashtu hodhi molotov drejt protestuesve, duke shkaktuar lëndimin e dy personave nga flakët. Një grua është raportuar e dëmtuar dhe po i jepet kujdesi i nevojshëm mjekësor.

Bomba molotov që goditi protestuesit dyshohet se fillimisht u hodh nga protestuesit në drejtim të forcave të rendit, por në momentin e fundit u kthye mbrapsht nga këta të fundit. Pas përshkallëzimit të situatës dhe hedhjes së gazit lotsjellës, situata duket se u qetësua, dhe protestuesit filluan të shpërndahen. Megjithatë, tubimi i demokratëve vazhdon ende.

Protestuesit e opozitës e nisën sulmin me bombat molotov fillimisht te Kryeministria, për të vazhduar më pas drejt selisë së Partisë Socialiste. Atje, ata i vunë flakë banerit në hyrje të godinës si pasojë e sulmeve intensive me lëndë plasëse.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026