Përshkallëzohet protesta, shpërthime te Ministria e Brendshme dhe Bashkia e Tiranës

7 Tetor 2024 | 19:51

Turma e protestuesve të opozitës pasi u shpërndanë nga forcat e FNSH me gaz lotsjellës nga selia e PS u drejtuan drejt Bashkisë së Tiranës dhe Ministrisë së Brendshme.

Ata kanë hedhur mjete shpërthyese dhe bomba molotov në drejtim të Ministrisë së Brendshme aty ku forcat e policisë ishin më të pakta, dhe me efektivë të thjeshtë të policisë pa skafandra apo mjete mbrojtëse.

Bomba të shumta molotov janë hedhur në drejtim të selisë së Partisë Socialiste, ku edhe slogani i vendosur në ballinë të godinës u përfshi nga flakët.

Protesta e opozitës po zhvillohet në disa zona, ndërsa skenarët për vijimin e saj vijojnë të mbeten të paqartë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026