Destinacion udhëton në dy fshatrat Borakë e Koxhas dhe 6 liqenet e Gjepalajt

15 Prill 2021 | 18:18

Në destinacionin e sotëm do t’iu shëtisim në zonën e Shijakut, në dy fshatrat Borakë e Koxhas që janë të banuara nga boshnjakët, të cilët do të na tregojnë historinë e vendosjes në Shqipëri. Në këtë vizitë do të bëjmë edhe një shëtitje fantastike në fshatin Gjepalaj, ku ndodhe 6 liqene të bukur e të rrethuar me kodra me ullinj, e ku mund të bëhen piknikë të paharruar me familjen e shoqërinë.

Shijaku mendohet se ka histori të lashtë sepse si vendndodhje lidhet me fisin e Taulantëve dhe toponimi sipas gjuhëtarit Justin Rrota vjen nga San Jakobus ose Shën Jaku.

Në fillimi shkojmë në Borakë e Koxhas, në dy fshatrat të cilët që nga viti 1880 janë populluar nga boshnjakët, të cilët dhe sot ruajnë gjuhën, traditat e zakonet e vendit të origjinës.

Në hyrje të fshatit Borakë shkruhet me të madhe: Dobro Doshli, mirëseerdhët. Nëpër rrugë emërtimet janë në gjuhën e tyre dhe shqip ndërsa kudo dëgjohet të flitet boshnjakshe.

Fiqiri Kllari, Konsulli honorifik i Bosnje Hercegovinës në Shqipëri na rrëfen historinë e pazakontë të mbërritjes së emigrantëve boshnjakë në Shijak.

“Ardhja e boshnjakëve këtu në Shqipëri daton në vitin 1965, ku për arsye ekonomike ose një jetë më të mirë janë shkëputur nga Bosnjë-Hercegovina. Janë nisur me anije dhe defekti në bregun e Durrësit bëri që të ndalojnë aty, t’i pëlqejë vendi dhe të qëndrojnë këtu,”- thotë Fiqiri Kllari, Konsulli honorifik i Bosnje Hercegovinës në Shqipëri.

Po si kanë arritur boshnjakët të ruajnë gjuhë e zakone sidomos në regjimin komunist na e tregon më mirë ish-drejtori i gjimnazit Esat Kapedani.

“Kur kanë ardhur boshnjakët këtu kanë qenë shumë të integruar me popullsinë vendase. Fillimisht në shtëpi flitej gjuha boshnjake dhe e kanë ruajtur ruajtur gjuhën e zakonet,” –tregon Esat Kapedani ish-drejtori i gjimnazit.

Pas vizitës në fshatrat ku jetojnë boshnjakët, marrim rrugën për Gjepalaj. Ky fshat është fare pranë qendrës së Shijakut sa duket sikur është lagje e tij. Ajo çka e bën më të mahnitshme njësinë Gjipalaj është se këtu do të gjeni 6 liqene të mëdhenj e të bukur dhe sot do t’iu bëjmë një shëtitje në disa prej tyre.

Në këto liqen mund të bëhen piknikë, shëtitje në pyll madje mund të mblidhni dhe asparagë të egër që në këto anë nuk mungojnë.

Astrit Ramilli administratori i Njësisë Gjipalaj na tregon atë çka ofron kjo zonë e pasur me ujë, diell e tokë pjellore.

“Kjo zonë me këto liqene të ofron një panoramë shumë të mirë, plot me ajër të pastër dhe turistët janë të mirëpritur nga banorët dhe natyra,”- shprehet Astrit Ramilli administratori i Njësisë Gjipalaj.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rreth 1,500 persona lirohen në Siri pas amnistisë së përgjithshme

Rreth 1,500 persona janë liruar në Siri sipas një dekreti për amnisti të përgjithshme, tha Mazhar al-Wais, ministër i drejtësisë në qeverinë kalimtare të vendit....
15:50 | 22/02/2026

Kampionati Ndërkombëtar i Fluturimeve të Lira, 50 pjesmarrës në ‘Korça Open Air’!

Në Korçë është zhvilluar Kampionati Ndërkombëtar i Fluturimeve të Lira. Për 3 ditë me radhë, në garën e zhvilluar në fushën e aviacionit sportiv në...
19:33 | 22/12/2024

Festat e nëntorit, mbizotërojnë udhëtimet jashtë, shqiptarët zgjedhin Europën

Pushimet zyrtare për festat e 28-29 Nëntorit, shqiptarët kanë vendosur ti festojë jashtë trojeve shqipfolëse. Shumë familje kanë zgjedhur që katër ditët që kanë pushim,...
15:46 | 29/11/2024