Prezantohet projekti për ndërtimin e parkingut nëntokësor te Pazari i Ri

9 Tetor 2024 | 15:06

Kryebashkiaku Erion Veliaj prezantoi këtë të mërkurë projektin e rehabilitimit të fasadave në rrugën “Luigj Gurakuqi” deri te sheshi “Avni Rustemi”. Ai theksoi se ky projekt parashikon ndërtimin e një parkingu nëntokësor me dy kate, që do t’i vijë në ndihmë banorëve të zonës për parkimin.

“Prezantuam sot projektin e rehabilitimit të fasadave dhe rrugës ‘Luigj Gurakuqi’ deri te sheshi ‘Avni Rustemi’ në Pazarin e Ri, për t’i dhënë një transformim të ri njërës prej zonave më të frekuentuara nga qytetarët dhe turistët. Aty do të ndërtojmë edhe një parking nëntokësor me dy kate, për t’i dhënë zgjidhje parkimit në zonë,” shkroi Veliaj në Facebook.

Kryebashkiaku po ashtu theksoi se projektet e bashkisë për të inkurajuar përdorimin e bicikletave dhe për të reduktuar përdorimin e makinave nuk do të thotë se janë kundër makinave. Ai shpjegoi se kanë vendosur një rend të ri prioritete, ku automjetet duhet të qëndrojnë poshtë njerëzve.

“Nuk i kemi shpallur luftë makinave, por kemi vendosur një rend të ri të prioriteteve, prandaj do të rrijmë lart dhe makinat do të rrinë poshtë në sheshin ‘Avni Rustemi’. E gjithë ajo hapësirë e jashtëzakonshme do të shërbejë për të zgjedhur aktivitetin dhe për të siguruar që njerëzit të kalojnë në këtë oaz kulinarie,” tha Veliaj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026