Afron hakmarrja izraelite, mediat: Do godasë strukturat ushtarake të Iranit

9 Tetor 2024 | 19:02

Izraeli do të godasë strukturat ushtarake iraniane për të marrë hak për sulmin iranian me rreth 200 raketa të kryer në fillim të muajit.

Lajmin e bën të ditur “The Times of Israel”, që citon një funksionar të shërbimeve të sigurisë, sipas të cilit hakmarrja e shtetit hebre po afron.

Megjithatë, shkruan gazeta në edicionin e saj online, objektivat mund të ndryshojnë.

Vendimi është marrë pas një mbledhjeje që kryeministri Benjamin Netanyahu zhvilloi mbrëmjen e së martës me një grup ministrash, krerë të ushtrisë dhe të shërbimeve të inteligjencës, që zgjati plot 5 orë.

Ndërkohë, gjatë së mërkurës, Netanyahu ka zhvilluar një bisedë të planifikuar telefonike me presidentin amerikan Joe Biden, që ka zgjatur plot 50 minuta.

Detajet e bisedës nuk dihen ende, por aludohet që shefi i qeverisë izraelite ta ketë vënë në dijeni shefin e Shtëpisë së Bardhë mbi planet e tij.

Sipas burimit mediatik, në bisedë është përfshirë edhe zëvendës presidentja Kamala Harris, e cila është gjithashtu kandidate për presidente në zgjedhjet e nëntorit.

Herën e fundit që Biden dhe Netanyahu kishin qenë në kontakt ishte 21 gushti, sipas një njoftimi të Shtëpisë së Bardhë.

Biseda e së mërkurës vjen pak ditë pas deklaratës së presidentit amerikan se Shtetet e Bashkuara nuk do të mbështesnin një sulm ndaj impianteve bërthamore të Republikës Islamike.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026