Uragani “Milton” bën ‘kërdinë’ në Florida: Shkatërrohen shtëpitë, ka viktima
Uragani “Milton” zbarkoi natën e së mërkurës në Siesta Ki të Floridës, për t’u spostuar më vonë në bregun lindor të shtetit amerikan.
Gjatë lëvizjes, uragani ka shkatërruar shtëpi dhe ka lënë mbi 3 milionë banorë pa energji. Gjithashtu, ka pasur edhe viktima të raportuara në bregun atlantik.
Autoritetet kanë paralajmëruar se stuhitë e fuqishme po drejtohen në jug të Xhorxhias, ndërkohë që në Shën Petersburg, në perëndim të Floridës, furnizimi me ujë është ndërprerë, një vinç është përplasur me godinën ku ndodhen zyrat e një gazete dhe çatia e një stadiumi bejsbolli është shkulur nga vendi.
Më herët, guvernatori Ron De Santis paralajmëroi njerëzit që të shmangin lëvizjet.
“Qëndroni brenda dhe larg rrugëve. Shirat e dendura dhe stuhitë janë shumë të rrezikshme. Nëse ndodheni në lokalitetet që do të ndodhen në syrin e stuhisë, atëherë shtëpia mund të jetë më e sigurt. Duhet të kuptoni se ju do të ndodheni në qendër të stuhisë, e cila shumë shpejt do të përkeqësohet. Ndaj mos dilni jashtë deri në një urdhër të dytë”, deklaroi De Santis.
Disa zona të Floridës po përjetojnë shira që verifikohen një herë në 1 mijë vjet. Aktualisht, “Milton” po lëviz në Atlantik, por mundet ende të prodhojë erëra me forcën e një uragani dhe reshje.
LEXONI GJITHASHTU:
Trump kërcënon me tarifa 100% ndaj vendeve që taksojnë kompanitë amerikane
OKB premton mbështetje të plotë për ndihmë ndaj Venezuelës
Netanyahu: Do të qëndrojmë në jug të Libanit, deri në çarmatimin e Hezbollahut
- 20:47 Trump kërcënon me tarifa 100% ndaj vendeve që taksojnë kompanitë amerikane
- 20:44 OKB premton mbështetje të plotë për ndihmë ndaj Venezuelës
- 20:41 Netanyahu: Do të qëndrojmë në jug të Libanit, deri në çarmatimin e Hezbollahut
- 20:37 Izraeli, Libani dhe SHBA-të nënshkruajnë një marrëveshje trepalëshe armëpushimi (VIDEO)
- 20:31 Policia shpëton dy turiste holandeze të bllokuara në Shpellën e Pëllumbasit (VIDEO)
- 20:20 Ministri Lamallari reagon për Ikballe Hudutit: Nuk merremi me protestues, por s’ka vend për ekstremizëm në Shqipëri