Miliona të evakuuar në Florida, afron uragani “Milton”, Biden: Çështje jetë a vdekje

9 Tetor 2024 | 17:55

Miliona njerëz në Florida po nxitojnë për të braktisur shtëpitë, teksa uragani “Milton” po avancon drejt bregut perëndimor të shtetit.

Milton”, aktualisht një stuhi e kategorisë së pestë, pritet të godasë Gjirin e Tampës natën e së mërkurës, duke sjellë erëra agresive me shpejtësi deri në 270 km/orë.

Presidenti amerikan Joe Biden paralajmëroi se evakuimi ishte një çështje “jetë a vdekje” dhe këtë herë kishte përmasat më të mëdha ndër vite.

Uragani “Milton” vjen 2 javë pasi ai “Helen” goditi Bregun e Gjirit si stuhi e kategorisë së katërt, duke vrarë të paktën 225 persona në Florida, Xhorxhia, dy Karolinat, Tenesi dhe Virxhinia.

Megjithatë, ai mund të dobësohet duke rënë në kategorinë e tretë në momentin e përplasjes – paralajmërojnë meteorologët.

Por, edhe nëse kjo ndodh, ai do të jetë sërish shumë i fuqishëm dhe mund të jetë më i keqi që do të godasë shtetin në rreth një shekull.

Gjithashtu, “Milton” mund të shkaktojë tornado të shumtë dhe stuhi të rrufeshme, si dhe të izolojë zonat e banuara dhe të shkatërrojë lidhjet energjetike, duke lënë zona të tëra në terr.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Sizmologu amerikan, që mbahet i ndaluar nga Kina për spiunazh

Një sizmolog amerikano-kinez, i cili ka publikuar studime të financuara nga Shtetet e Bashkuara për zbulimin e testeve bërthamore të Koresë së Veriut, ndodhet i...
22:13 | 16/07/2026

Goditja e dytë brenda pak muajsh për Giorgia Meloni

Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, kryeministrja  italiane dështoi me një amendament të rëndësishëm — ndonëse për pak. Kundër propozimit të partisë  së...
22:11 | 16/07/2026

Zjarret në Kanada, tymi përhapet deri në Amerikën e Veriut! Autoritetet nën alarm: Është ndotur ajri, qëndroni mbyllur

Mbi 800 zjarre pyjore vazhdojnë të digjen në Kanada, ndërsa tymi i përhapur prej tyre ka përkeqësuar ndjeshëm cilësinë e ajrit në pjesë të mëdha...
22:08 | 16/07/2026