Mbyllen përgatitjet në Tiranë, Kombëtarja niset drejt Çekisë për Ligën e Kombeve
Kombëtarja shqiptare i ka dhënë fund përgatitjeve në Tiranë sa i përket duelit të parë të Nations League për muajin tetor, ndërsa është nisur drejt Pragës.
Nën urdhrat e trajnerit Sylvinho dhe stafit teknik, në shtëpinë e futbollit është zhvilluar stërvitja e fundit e cila ka zgjatur rreth 1 orë e 20 minuta. Pjesa e parë e stërvitjes iu dedikua përgatitjet atletike, për të vijuar më pas me lojën me top dhe skemat taktike, duke krijuar situata të cilat prodhohen në ndeshje të ndryshme.
Atmosfera duket pozitiv, grupi është i plotë, fatmirësisht nuk ka futbollistë të cilët kanë pësuar lëndime së fundmi. Kujtojmë se që prej nisjes së grumbullimit ditën e hënë ishin vetëm Uzuni e Gjimshiti të cilët nuk ia dolën për këto dy sfida, me sulmuesin beratas që u zëvendësua nga Indrit Tuci, ndërsa braziliani preferoi të qëndrojë me 23 lojtarë.
Pasdite do të zhvillohet konferenca zyrtare për shtyp drejtpërdrejt nga Çekia, si dhe seanca e fundit stërvitore. Sa i përket skemës që do të aplikohet të premten nuk priten ndryshime, me një 4-3-3 tashmë karakteristik të brazilianit, i cili jep idenë se nuk ka rreshtim të ri taktik.
Strakosha është emri i konfirmuar në portë me Mitajn e Hysajn nga krahët, teksa në mbrojtje priten Kumbulla e Ismali, ky i fundit në balotazh me Ajetin. Nëse Asllani është 100% gati do të vendoset krah Ramadanit e Laçit, ndërsa në sulm Bajrami, Asani, si dhe rikthehet titullar Daku.
LEXONI GJITHASHTU:
Dyshohet se përdori euro të falsifikuara për pagesa, arrestohet 24-vjeçari në Durrës
Nga reshjet te vala e të nxehtit, meteorologia: Gushti nis me temperatura të larta
Dy zjarre brenda pak minutash në Vlorë, digjet fast food-i dhe një kabinë elektrike
- 12:41 Dyshohet se përdori euro të falsifikuara për pagesa, arrestohet 24-vjeçari në Durrës
- 12:27 Nga reshjet te vala e të nxehtit, meteorologia: Gushti nis me temperatura të larta
- 12:16 Dy zjarre brenda pak minutash në Vlorë, digjet fast food-i dhe një kabinë elektrike
- 11:49 Kryeplaku i Gështenjasit për elektriçistin që humbi jetën: Erdhi në ditë pushimi për të rregulluar defektin, ishte punëtor
- 11:15 Temperaturat e larta mbushin plazhet e jugut, fluks pushuesish në Palasë (VIDEO)
- 11:01 Ra në kontakt me rrymën, elektriçisti humb jetën gjatë riparimit të defektit në Pogradec (EMRI)