Liga e Kombeve: Italia përballet me Belgjikën, Anglia luan përballë Francës

10 Tetor 2024 | 11:30

Për gjashtë ditë me radhë, kombëtaret evropiane të futbollit do të zhvillojnë ndeshjet e tyre në kuadër të Ligës së Kombeve, duke nisur që nga kjo e enjte. Ekipet si Italia, Belgjika, Anglia, Franca dhe Gjermania do të synojnë të marrin pikët e plota në dy sfidat e tetorit, ndërsa axurrët do të luajnë sot.

Në orën 20:45 zhvillohet ndeshja më interesante e ditës mes Italisë dhe Belgjikës, ku axurrët e Spalletit do të përpiqen të sigurojnë fitoren e tretë në grup. Dy ndeshjet e para janë fituar pa shumë vështirësi ndaj Francës dhe Izraelit, por sfida me Belgjikën nuk pritet të jetë aq e lehtë. Italia cilësohet si favorite, pasi djajtë e kuq kanë regjistruar një humbje nga Franca.

Paralelisht, do të luhet ndeshja Izrael-Francë, si dhe Greqi-Angli, ndërsa emocione pritet të prodhojë edhe Norvegji-Slloveni, ku në lojë do të jetë ylli i City, Erling Haaland. Në total, do të zhvillohen plot 10 përballje në katër ligat A, B, C dhe D. Ndeshjet e para fillojnë në orën 18:00 me Moldavi-Andorra dhe Letoni-Maqedoni e Veriut.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ekspozita “Elbasani në Shekullin XX”, fotografitë që rikthejnë kujtesën e qytetit të vjetër

Fotografi që dokumentojnë jetën e Elbasanit gjatë shekullit XX janë ekspozuar në oborrin e Muzeut Etnografik, duke sjellë para publikut pamje nga rrugët, tregtia, traditat...
12:58 | 26/07/2026

Dyshohet se përdori euro të falsifikuara për pagesa, arrestohet 24-vjeçari në Durrës

Një rast i përdorimit të kartëmonedhave euro të falsifikuara është goditur nga Policia e Durrësit, ndërsa në pranga ka rënë një 24-vjeçar. Sipas njoftimit të...
12:41 | 26/07/2026

Nga reshjet te vala e të nxehtit, meteorologia: Gushti nis me temperatura të larta

E ftuar në “Now” me Alba Xhanin, meteorologia Rezarta Xhakollari tha se pas ndërprerjes së përkohshme të të nxehtit gjatë ditëve të fundit, temperaturat do...
12:27 | 26/07/2026