Ndryshime në listën e Kombëtares, Sylvinho largon Brojën, rikthehet Uzuni
Trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho, ka dhënë një deklaratë për mediat, ku ka folur mbi ecurinë e ekipit dhe sfidat që e presin skuadrën në të ardhmen.
Gjatë fjalës së tij, Sylvinho tha se futbollisti Armando Broja nuk do të jetë më pjesë e listës së Kombëtares, për shkak të problemeve me tendinën.
Ai tha gjithashtu se në ekip do të rikthehet Myrto Uzuni që pritet të vijë së shpejti. Sipas tij janë 30-35 lojëtarë që janë pjesë e listës dhe atij i duhet të zgjedhë mes tyre.
“Broja nuk është më pjesë e listës. Rikthehet Uzuni. Kemi 30-35 lojtarë që bëjnë pjesë në listë dhe mua më duhet të zgjedh. Përsa i përket Muçit ai ka qenë gjithmonë pjesë e ekipit. Ne kemi bërë një lloj vlerësimi të lojtarëve që do të zëvendësojnë Hasanin”, ka thënë mes të tjerash trajneri Sylvinho.
Kujtojmë se Kombëtarja do të nisë sot grumbullimin në kuadër të dy sfidave të para në grup, për Nations League, ato ndaj Ukrainës dhe Gjeorgjisë, të cilat do të zhvillohen përkatësisht më 7 dhe 10 shtator.
LEXONI GJITHASHTU:
Kapiteni që shpëtoi 155 persona duke ulur avionin në lumin Hudson: Tani kam nevojë për të njëjtin guxim për të mposhtur kancerin
Britaniku humb jetën në një anije turistike pranë Kretës, rasti i dytë brenda pak javësh
Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
- 11:36 Garda Revolucionare e Iranit kërcënon të mbyllë më shumë rrugë eksporti në Lindjen e Mesme
- 11:33 I dënuar me 10 vite burg për spiunazh, Irani i shton edhe dy vite dënim britanikut: Foli me mediat
- 11:19 Braho raporton te “Nismat Qytetare”: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore në 5 vite, fenomen shqetësues
- 11:00 Theu masën “arrest në shtëpi” dhe vodhi me forcë një shumë parash në një farmaci, arrestohet 45-vjeçari në Durrës
- 10:59 Kapiteni që shpëtoi 155 persona duke ulur avionin në lumin Hudson: Tani kam nevojë për të njëjtin guxim për të mposhtur kancerin
- 10:56 Burnham: Nevojitet rishikim i sigurisë së deputetëve pas vdekjes së ish-ministres Widdecombe