Pas Milanit, Everton shfaq interes për sulmuesin shqiptar Armando Broja
Vetëm 1 ndeshje është aktivizuar në Kampionatin Evropian, madje si titullar në atë ndaj Italisë, por interesi për Armando Brojën mbetet i lartë.
Futbollisti mbylli një sezon aspak pozitiv në Premier League, teksa mbajti veshur fanellën e Fulham në formë huazimi, ndërsa Chelsea konfirmoi mungesën e interesit për të. Në këtë pikë Milani u hodh në sulm për lojtarin, por ende nuk ka asgjë konkrete, ndërsa një tjetër pistë ka dalë në pah.
Bëhet fjalë për Evertonin, që duket se ka një plan konkret për sulmuesin 22-vjecar. Skuadra nga Liverpool është e gatshme të paguajë deri në 20 milionë euro për yllin e bluve, por kërkon garanci prej tij, duke qenë se vitin e fundit hasën shumë probleme në ligë. Në Euro 2024 Broja nuk po gjen hapësirë, e duket se mungesa e minutazhit në Premier League ka dhënë pasojat e saj, por kjo gjë nuk e pengon të gjejë një tjetër skuadër.
Krahas Everton, edhe Stuttgart e ka survejuar lojtarin, që e sheh si zëvendësuesin e Guirassy, në rast se ky i fundit largohet. Lëvizjet pritet të ndodhin në muajin gusht, kohë në të cilën është mbyllur dhe kampionati evropian, ndërsa lojtarët janë më të lirë për t’u transferuar.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë