Liga e Kombeve| Kombëtarja nis përgatitjet për 2 ndeshjet ndaj Ukrainës e Gjeorgjisë

2 Shtator 2024 | 19:31

Kombëtarja shqiptare nisi këtë të hënë përgatitjet për dy ndeshjet për Ligën e Kombeve ndaj Ukrainës dhe Gjeorgjisë.

Kuqezinjtë zbritën në fushë pasditen e sotme, teksa seanca stërvitore zgjati rreth 1 orë e 20 minuta.

Trajneri Silvinjo dhe stafi i tij teknik kanë punuar sot në fushën e Shtëpisë së Futbollit me një pjesë të lojtarëve, të cilët kanë mbërritur në grumbullim më herët pasi kanë përfunduar ndërkohë impenjimet me klubet e tyre.

Në ditët në vijim pritet që intensiteti i stërvitjes do të vijë gradualisht në rritje.

Ashtu siç e bëri me dije edhe trajneri Silvinjo në konferencën e sotme për media, lista e Kombëtares ka pësuar një ndryshim.

Armando Broja nuk do të jetë pjesë e skuadrës për këto dy sfida për shkak të një problemi fizik dhe ekipit do t’i bashkohet mbrëmjen e sotme sulmuesi Myrto Uzuni.

Shqipëria do të luajë ndeshjen e parë ndaj Ukrainës në transfertë më 7 shtator 2024, në ora 20:45 në stadiumin “Epet Arena” të Çekisë, ndërsa tre ditë më vonë do të presë në shtëpi përfaqësuesen e Gjeorgjisë, takim që është planifikuar të nisë më 10 shtator në ora 20:45.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

E dënuar për trafik droge, Erisa Fero përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i grave në Pojskë

Erisa Fero ka fituar sot lirinë nga burgu i grave në Pojskë, pasi përfitoi nga amnistia penale. Ajo u arrestua në dhjetor të vitit 2022,...
10:23 | 15/07/2026

U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës

Rozeta Dobi, e njohur si pastruesja që vodhi qindra mijëra euro në një nga ngjarjet më të bujshme kriminale të vitit 2023, ka fituar këtë...
09:57 | 15/07/2026

Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)

Zjarri në zonën e Novoselës është riaktivizuar mëngjesin e kësaj të mërkure, duke rikthyer shqetësimin për përhapjen e flakëve. Edhe pse forcat zjarrfikëse arritën më...
09:23 | 15/07/2026