Ëndrra e thyer e Mexhit Haxhiut, futbollisti që regjimi e përjashtoi nga Kombëtarja

16 Korrik 2024 | 17:40

Talentet e viteve 60-70’ në futboll ishin të shumtë, por regjimi komunist përveçse nuk i mbështeste, por i fuste në sitë për të gjetur “njolla në biografi” me qëllim denigrimin e tyre.

I tillë ishte edhe Mexhit Haxhiu nga Vlora, që dikur ishte një ndër talentet e kohës. Ai ishte vetëm 20-vjec, kur nisi të luante te Partizani.

Brohorima e tifozëve e karikonte Haxhiun, i cili sot edhe pse 80-vjeç, i kujton ato çaste me nostalgji.

“Fjala gol, utërinte në gojën e tifozëve dhe mua më ngrinte si katapult përpjetë, e habitshme, dhe më e bukura ishte kur unë pastaj e shoqëroja me golin tjetër”, tha Haxhiu.

Mexhiti ruan edhe kujtime të bukura nga ajo kohë. Për të, shtysa më e madhe ka qenë trajneri I skuadrës ku luante.

“Trajnerët e mi të parë kanë qenë Vasillaq Ndini, ishte një metodist i mrekullueshëm”, tha Haxhiu.

Edhe pse regjimi shpesh e pengonte të shpaloste vlerat në fushën e blertë, këmbëngulja ishte një ndër veçoritë e tij. Falë punës së pa lodhur arrit të futej në kombëtaren e futbollit, por një karton i kuq jashtë fushe nga regjimi i kohës, bëri që më shumë të punonte me dertyrim se të luante futboll.

“Arsyeja politike e kohës ndikonte negativisht, aq sa në një periudhë të caktuar mua më largojnë nga sporti, dhe që atë ditë unë ikja dhe stërvitesha në plazhin e vjetër, dhe aty me skelarët që ishin dashamirës të futbollit ç’kishin dhe dëshirën e madhe të luanin me një ish futbollist, Mexhit më thotë, të ka djegur ajo kolloqifja luftë e klasave më thotë”, tha ish-futbollisti.

Mexhiti ka botuar edhe një libër të titulluar “Kartoni i kuq…”, një dokument historik mbi jetën dhe aktivitetin e tij, kuy shpalosen të gjithë vështirësitë në rrugën sportive për shkak të përndjekjes në kohën e komunizmit. Përpos të gjitha vështirësive ai arrit të shpallej  “Futbollist i Shekullit”, “Mjeshtër i Madh” dhe “Nderi i Qytetit të Vlorës”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare

Kreu i SPAK, Klodjan Braho, bëri të ditur se Prokuroria e Posaçme ndodhet në fazën përfundimtare të përgatitjeve për hapjen e thirrjes për 40 hetues...
11:38 | 15/07/2026

Kapiteni që shpëtoi 155 persona duke ulur avionin në lumin Hudson: Tani kam nevojë për të njëjtin guxim për të mposhtur kancerin

Kapiteni Chesley “Sully” Sullenberger III, i cili u bë i njohur në mbarë botën pasi uli me sukses një avion pasagjerësh në lumin Hudson në...
10:59 | 15/07/2026

Britaniku humb jetën në një anije turistike pranë Kretës, rasti i dytë brenda pak javësh

Një pasagjer britanik, 79 vjeç, është gjetur i vdekur në një anije turistike që lundronte pranë brigjeve të Kretës, ndërsa autoritetet greke kanë nisur hetimet...
10:51 | 15/07/2026