Sulmohet me armë furgoni i blinduar me 1 mln euro brenda, sapo doli nga banka
Në qendër të qytetit francez të Grenoble, një furgon i blinduar është sulmuar teksa po largohej nga Banka e Francës me një milion euro, raportojnë mediat franceze.
“Një sulm i armatosur ndaj një furgoni të blinduar ka ndodhur mëngjesin e sotëm pas orës 10:00 në cep të rrugëve Cour-Berry dhe Jean-Jaure”, njoftoi prefektura e Isère në platformën “X”.
Ndërsa furgoni po dilte nga banka, dy automjete e bllokuan atë, raportoi BFM TV, duke cituar një burim nga policia, dhe u dëgjuan të shtëna.
Të dyshuarit ishin të armatosur me armë automatike.
Agjentët e kompanisë së transportit të parave u përgjigjën me armë zjarri, duke plagosur një nga të dyshuarit, tha një burim i afërt me hetimin për BFM TV.
Të dyshuarit u larguan me një automjet pas sulmit.
Dy persona janë plagosur nga të shtënat, por nuk ka viktima, sipas prokurorisë së Grenoble.
LEXONI GJITHASHTU:
Kërcënimi i ri i Trumpit për Grenlandën shkakton traumën e pashëruar të Evropës
Franca është “në flakë”, vala e të nxehtit intensifikohet, zjarret kanë djegur 78,000 hektarë
Emine Erdogan publikon foton zyrtare me bashkëshortet e liderëve të NATO-s në Turqi
- 08:20 Rubio njofton se SHBA-të do ta heqin Sirinë nga etiketimi si shtet sponsor i terrorizmit
- 08:19 Farage dhe Le Pen bëjnë të njëjtën thirrje sfiduese: Vetëm populli mund të na gjykojë
- 08:15 Akuzat për sulm seksual fundosin fushatën e kandidatit të mbështetur nga Sanders dhe Warren
- 08:09 Kërcënimi i ri i Trumpit për Grenlandën shkakton traumën e pashëruar të Evropës
- 08:05 Çfarë duhet të dimë nga sulmet e nisura mes SHBA dhe Iran deri tani?
- 08:01 Çmimi i naftës rritet në nivelin më të lartë të javëve të fundit