Dy paqeruajtës të OKB-së plagosen nga një sulm izraelit në Liban

11 Tetor 2024 | 21:56

Dy paqeruajtës të Kombeve të Bashkuara janë plagosur të premten nga një sulm izraelit në afërsi të një kulle vrojtimi në jug të Libanit, tha ushtria izraelite.

Kjo ishte hera e dytë që baza kryesore e forcave paqeruajtëse të OKB-së, UNIFIL, në Liban tronditët nga shpërthimet në dy ditët e fundit gjatë konfliktit të Izraelit me Hezbollahun.

Hezbollahu, i cili e kontrollon Libanin jugor, është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, ndërsa Bashkimi Evropian e ka vendosur në listën e zezë krahun e tij të armatosur, por jo edhe partinë e tij politike.

UNIFIL tha se incidenti “është një zhvillim serioz”, dhe theksoi se siguria e personelit dhe pronës së OKB-së duhet të garantohen.

Franca e qortoi ambasadorin e Izraelit në Paris, dhe pastaj e lëshoi një komunikatë të përbashkët me Italinë dhe Spanjën, duke thënë se sulme të tilla janë “të pajustifikueshme”.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, tha se i ka kërkuar Izraelit të mos shtie ndaj forcave të UNIFIL-it.

Ushtria izraelite shprehu “shqetësim të thellë” për plagosjen e dy paqeruajtësve, dhe tha se ata u plagosën nga ushtria izraelite kur ajo po luftonte kundër Hezbollahut. Sipas saj, ata ishin paralajmëruar disa orë më parë që të strehoheshin.

Konflikti midis Izraelit dhe Hezbollahut shpërtheu një vit më parë kur grupi i mbështetur nga Irani filloi të hidhte raketa në veri të Izraelit në mbështetje të grupit militant palestinez Hamas, në fillim të luftës në Gaza.

Hamasi – i shpallur organizatë terroriste nga SHBA dhe BE – kreu një sulm në jug të Izraelit më 7 tetor 2023, duke i vrarë rreth 1.200 njerëz.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)

Disa anëtarë të stafit u plagosën kur ingranazhi i hundës së një avioni i linjës 787 u rrëzua papritur në një portë në aeroportin e...
16:28 | 04/06/2026

Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare

Autorja, regjisorja, ilustratorja dhe aktivistja franko-iraniane Marjane Satrapi, e njohur për serinë e saj të romaneve grafike dhe filmin Persepolis, ka vdekur në moshën 56...
16:14 | 04/06/2026

Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, pranoi se Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”,  ndërkohë që sinjalizoi se Uashingtoni mbetet thellësisht i angazhuar...
16:14 | 04/06/2026