Shkrimtari serb kërkon njohjen e Kosovës, kritika ndaj Serbisë: Jam kundër dhunës
Shkrimtari serb, Dejan Atanackoviç, ishte pjesë e festivalit të letërsisë ‘Tirana Gate 2024’, një panel arti mbi politikën, të cilën artisti e sheh si hapësirë emocionale.
Ai është ndër të paktët autorë serb që ka kërkuar që shteti i tij të njohë Kosovën dhe shpesh ngacmon polemika me tezat qe ai trajton mbi politikën dhe aktualitetin.
Atanackoviç, që është dhe artist pamor pati kritika për situatën aktuale.
“Duhet përcaktuar pozicioni i Serbisë në raport me realitetin me Europën, Kosovën dhe duhet të përcaktuar pozicioni i Serbisë në raport me kulturën. Nuk kam qenë kurrë një njeri pro dhunës dhe këto që po i them këtu i kam thënë dhe në vendin tim, por e di se regjimi është gati për dhunë, e di se regjimi po e përjetëson dhunën kundër nesh, qytetarëve. Përgjigja që duhet të japim është në një pikë që duhet të jetë e përshtatshme. Politika në vendet tona po nxit shoqëritë e mbyllura dhe provincialismin dhe po e frenon zhvillimin e traditive demokratike,” – tha shkrimtari.
Romani i tij, Luzitanja merr në shqyrtim një anije britanike dhe një spital psikiatrik në Beograd.
Festivali ndërkombëtar i letërsisë “Tirana Gate” ka sjellë në edicionin e këtij viti 11 autorë të huaj e më shumë se 20 autorë shqiptarë të cilët me diskutime te tyre reflektojnë njeriun e sotëm, atë që bën politikën dhe letërsinë.
LEXONI GJITHASHTU:
Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës
Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën
Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit
- 08:09 Shtetet e Gjirit peshojnë mundësinë e bashkëjetesës me Iranin, ndërsa Teherani e shndërron në armë Hormuzin
- 08:08 Turqia mposht SHBA-në 3-2, por eliminohet nga Kupa e Botës
- 08:07 Pse Evropa Qendrore nuk është e përgatitur për valën e të nxehtit që po afron
- 08:06 Bilanci i tërmeteve në Venezuelë shkon në 235 viktima, autoritetet presin rritje të numrit
- 08:02 Një tërmet i fortë godet Tokion, sa ishte magnituda?
- 08:02 Verifikimi, prova më e vështirë për marrëveshjen bërthamore me Iranin