Ushtria izraelite urdhëron sërish evakuimin e banorëve në veri të Gazës

12 Tetor 2024 | 15:27

Ushtria izraelite ka urdhëruar të shtunën banorët e Gazës veriore që të evakuojnë shtëpitë e tyre dhe të zhvendosen në jug.

Zëdhënësi i ushtrisë, Avichay Adraee, bëri thirrje që banorët të evakuoheshin “menjëherë përmes rrugës Salah al-Din” drejt një “zone të sigurt humanitare”.

Adraee theksoi se zona, e njohur si D5, do të përballet me veprime ushtarake të vazhdueshme.

Ky urdhër vjen pas një përshkallëzimi të rëndë të sulmeve ajrore izraelite dhe operacioneve tokësore në Gaza, veçanërisht në zonat me popullsi të dendur.

Që nga inkursioni i Hamasit më 7 tetor të vitit të kaluar, Izraeli ka vazhduar ofensivën e tij, pavarësisht thirrjeve për armëpushim nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së.

Më shumë se 42,100 persona janë vrarë, shumica gra dhe fëmijë, ndërsa mbi 98,100 janë plagosur, sipas autoriteteve lokale shëndetësore.

Kjo situatë ka çuar në zhvendosjen e pothuajse tërë popullsisë së Rripit të Gazës, për shkak të bllokadës që ka shkaktuar mungesa të mëdha të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026