Çelet ekspozita “Mangalem”, Pashk Përvathi zbulon lidhjen e hershme me Beratin

13 Tetor 2024 | 19:39

Piktori dhe “mjeshtri i madh” Pashk Përvathi, ka çelur të shtunën në Berat ekspozitën e titulluar “Mangalem”.

 Ekspozita u çel në Galerinë e Arteve “Eduart Lear” të qytetit ku morën pjesë figura të rëndësishëm të artit Beratas dhe jo vetëm.

Ekspozita me 34 piktura të realizuara ne lagjet muzeale të qytetit të një mbi një dritareve reflekton qarte lidhjen e ngushtë që vete piktori ka më qytetin e Beratit.

“Me Beratin kam një lidhje të hershme që daton që prej vitit 1988, dhe që prej atij momenti magjepsës le të themi nuk kam reshtur së ardhuri në Berat për ta pikturuar Mangalemin, në kohë të ndryshme në ditët me diell në shih me vranësire, e kam pikturuar natën , kam pikturuar pamjet ballore kam pikturuar rrugicat se Mangalemi ta krijon këtë mundësi,  një farë mënyre është kthyer ne një dashuri te madhe artistike”,-tha Pashk Përvathi, piktor.

Natyra dhe peizazhi historik dhe arkitektonik i lagjes Mangalem ishte hedhur mjeshtërisht në telajo nga piktori në çdo vepër të realizuar prej tij.

Duke synuar individualitetin dhe duke na orientuar drejt një pikture autentike ,pikturat e Mangalemit shpalosën mjaft qartë mjeshtërinë e artistit të madh, të hedhur në telajo.

Ekspozita e sotme ka 34 vepra dhe mendova se vendi me i mire për ti ekspozuar këto vepra është ne qytetin ku janë realizuar dhe sot vendosa t’ia paraqes publikut beratas I falënderoj te gjithë për pjesëmarrjen e sotme që ishte mjaft e mire dhe unë mbetem përsëri ne një lidhje te pa ndërprerë me Beratin për te ardhur përsëri për të hulumtuar sepse motivet në Berat janë te panumërta, dhe tablot mund te jene te panumërta”.

Pashk Përvathi ka lindur në Manati të Lezhës, në 27 Shkurt 1958. Që në fëmijëri ai ushqeu pasionin për pikturën. Ai ka marrë mjaft çmime të rëndësishme në pikturë brenda dhe jashtë vendit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shtëpia-galeri në Librazhd, Agim Jaupaj piktori i nudove në Librazhd me mbi 250 vepra arti (FOTO)

Në një shtëpi të zakonshme në Librazhd, muret flasin përmes artit. Çdo cep është i mbushur me piktura, të realizuara përgjatë afro 50 viteve krijimtari....
18:57 | 03/07/2026

Shkenca dhe inovacioni në fokus, Gjirokastra pret studiues nga e gjithë bota dhe 184 punime shkencore

Qyteti i Gjirokastrës, për dy ditë me radhë, është shndërruar në një qendër akademike ndërkombëtare për shkencën, inovacionin dhe ndikimin e tyre në zhvillimin e...
17:47 | 03/07/2026

Dy vjet pa gjeniun e letërsisë shqipe, Ismail Kadare

Dy vjet më parë, u nda nga jeta Ismail Kadare, një prej shkrimtarëve më të mëdhenj të letërsisë shqipe, por edhe personaliteti që i dha...
18:58 | 01/07/2026