“Mësova të jetoj me sëmundjen”, historia e 50-vjeçares që arriti të luftojë kancerin
Anila Shehu ishte 48 vjeç ku mori vesh se një sëmundje e rëndë po i rrezikonte jetën.
Përballë frikës me sëmundjen vdekjeprurëse, ajo vendosi të mos dorëzohej.
Historia e Anilës është frymëzim për të gjitha vajzat dhe gratë që kërkojnë të gjejnë forcën në momentet më të vështira.
Ishte një luftë e gjatë, fillimisht psikologjike e më pas fizike tregon gruaja nga Korça. Përballja me sëmundjen nisi krej papritur.
“Ishte rastësia, një prekje e momentit e cila në fillim me shqetësoi por edhe stepi për të shkuar në doktori. Duke menduar që gjërat duhen kapur në momentin e duhur, u drejtova tek doktoresha onkolge në Korçë, bëri ekzanmim fizik e me pas u drejtova në mamografia dhe eko. Përjetimi i parë i vështirë, nuk është e lehtë të përballesh me kancerin,” –tha Anila.
Ilaçet për Anilën ishin familja dhe miqtë, por edhe besimi në ZOT.
“U përpoqa të gjeja forca në vetvete, mbështetja e familjarëve të mi ka qënë e jashtëzakonshme në atë moment, shoqëria po ashtu. Mësova të jetoj me sëmundjen, e pranova në veten time që jam e sëmurë dhe do hyj në rrugë të vështirë. Durimi, njerëzit që ke përreth, mbështetja e tyre e domosdoshme, po nuk pate përkrahje, vetëm nuk ja del dot,” –u shpreh ajo.
“Unë besoj shumë në Zot, ditët na i ka falur Zoti, shpresa duhet të jetë e fundit që vdes,” –tha Anila.
Sot Anila është 50 vjeç, ajo luftoi fort për afro 2 vite dhe në fund ja doli ta mposhtte sëmundjen.
Kjo gjë e bëri më të fortë dhe për këtë arsye ajo vetë kërkon nga çdo vajzë dhe grua që është diagnostikuar me këtë sëmundje, që të mos dorëzohet deri në fund.
“Të bëhen të forta, të gjejnë forcën tek vetja të mbështeten tek njerëzit më të afërt që i duan dhe i mbështesin, kurajo. Duhet luftuar, jeta është e bukur për të jetuar. Janë sfida, them se sfidat i jepen atij që është i aftë t’i përballojë,”-tha ajo.
Heronjtë e Anilës ishin doktorët që e suportuan dhe e mjekuan për një kohë të gjatë. Fundi i saj ishte i lumtur, si një shembull i gjallë se dashuria për jetën mund të triumfojë mbi çdo dhimbje.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta