Liga e Kombeve: Gjermania “blindon” kreun e grupit, Italia merr fitoren e radhës
Përballja klasike mes Gjermanisë dhe Holandës nuk prodhoi spektaklin e zakonshëm, por në fund pati një fitues, dhe ishin panzerat e Julian Nagelsmann. Një duel i dominuar nga vendasit të cilët arritën të gjejnë shumë shpejt rrugën e rrjetës me Leweling në minutën e dytë, por VAR-i e cilësoi në pozicion të parregullt. Pjesa e parë nuk pati zhvillime të tjera, ndërsa në të dytën po i njëjti futbollist kaloi në avantazh Gjermaninë, një gol që mjaftoi për marrjen e 3 pikëve, me panzerat që në 4 ndeshje kanë 3 fitore dhe 1 barazim.
Në të njëjtin grup po bën mirë dhe Hungaria, e cila synon që ta mbyllë e dyta, dhe për këtë i duhet të lërë pas tulipanët. Të hënën hungarezët fituan ndaj Bosnjes me dy golat e Szoboszlait.
Në grupin 2 të Ligës A, Italia është konfirmuar në vendin e parë edhe për muajin tetor, duke fituar ndaj Izraelit në shifrat 4-1. Një dopietë e Di Lorenzos, Retegui dhe Frattesi shënuan për ekipin e Spallettit dhe Abu Fani për izraelitët. Në të njëjtin grup, Franca mposhti djajtë e Belgjikës me dopietën e Kolo Muanit, ndërsa për vendasit goli i vetëm erdhi nga Openda, por më herët Tielemans shpërdoroi një 11-metërsh.
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta