“Rrezikon jetën, plumbi i ka prekur trurin”, gazetari jep detaje për gardistin

15 Tetor 2024 | 17:56

Punonjësi i Gardës së Republikës, Henri Haxhiraj, ka qëlluar veten me armën e shërbimit ditën e sotme në banesën e tij në zonën e “Qytetit Studentit”.

37-vjeçari pak para mesditës së kësaj të marte qëlloi veten me plumb në kokë, predha e të cilit i përshkoi kafkën tej për tej.

Ai është dërguar me urgjencë në spital për ndihmë mjekësore dhe është në luftë për jetën.

Gazetari Besmir Pula tha në emisionin “People” se 37-vjeçari ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe rrezikon jetën për shkak se predha e plumbit i ka përshkruar trurin.

“Salla operative është njoftuar rreth orës 11;09 minuta në paradite, ku familjarë të tij kanë njoftuar Policinë për ngjarjen. Deri në këto momente, nga burime brenda spitalit tgë Traumës më kanë njoftuar se është në gjendje të rëndë, për shkak se plumbi në kokë ka prekur pjesën e kokës dhe predha i ka shkaktuar dëme të rënda shëndetësore,” –tha gazetari.

Më tej ai sqaroi se si shkak i mundshëm i kësaj ngjarje mësohet të jetë gjendja jo e mirë psikologjike, kjo pasi familjarët e tij kanë treguar se kohët e fundit ai nuk merrte as medikamente të cilat mund të përdorën për përmirësimin e shëndetit mendor.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026