GJKKO jep vendimet për 5 të pandehurit e atentatit ndaj ish-prokurorit Ndoja

gjkko
18 Tetor 2024 | 20:39

Në një seancë maratonë, Gjykata e Posaçme ka shpallur vendimin për anëtarët e grupit kriminal të akuzuar për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja dhe Aleksandër Lahos, ngjarje në të cilën humbi jetën shoferi Andi Maloku.

Burime brenda seancës bënë të ditur se Ramazan Rraja, nipi i ish-deputetit socialist Rrahman Rraja, është dënuar me 6 vite burg, ndërsa Genti Ndërjaku ka marrë 5.4 vite, Bashkim Haxhia dhe Endrit Sinani 4.8 vite secili, dhe Julian Pjetri 4.4 vite.

Prokuroria e Posaçme (SPAK) kishte kërkuar një dënim total prej 43 viteve për pesë anëtarët e grupit, të cilët siguruan kushte dhe mjete për kryerjen e atentatit, por dënimi u konvertua me zbritjen e 1/3 për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Sipas Prokurorisë, këta individë kanë nisur ndjekjen e Ndojës dhe Lahos që nga gushti i vitit 2019 dhe kanë siguruar armët dhe mjetet e nevojshme për vrasjen.

Përveç dënimeve të mësipërme, grupi kriminal, pas dështimit të atentatit më 1 nëntor 2019, ka siguruar kushte për të kryer vrasje të tjera.

Në lidhje me këtë ngjarje, Redjan Rraja, nipi i ish-deputetit Rrahman Rraja, është dënuar me burg përjetë, ndërsa Ariol Halili është dënuar me 35 vite burg.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026