SHBA-ja, e shqetësuar nga lajmet se Koreja e Veriut i ka dërguar ushtarë Rusisë

20 Tetor 2024 | 11:13

Uashingtoni është “tejet i shqetësuar” nga lajmet se ushtarët koreano-veriorë janë dërguar për të luftuar përkrah trupave ruse në Ukrainë, edhe pse deri tani nuk ka qenë në gjendje t’i verifikojë këto pretendimet të Koresë së Jugut dhe Ukrainës, tha zëdhënësi amerikan Sean Savett të shtunën.

“Ne jemi shumë të shqetësuar nga raportimet se ushtarët e [Koresë së Veriut] po luftojnë për Rusinë”, tha Savett, zëdhënësi i Këshillit për Siguri Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë.

“Ne nuk jemi në gjendje ta vërtetojmë nëse këto lajme janë të sakta, por nëse janë, ky do të ishte një zhvillim i rrezikshëm në luftën e Rusisë kundër Ukrainës, shtoi ai.

Savett tha se një veprim i tillë do të “tregonte dëshpërimin e rritur të Rusisë” pasi ajo po pëson “humbje të jashtëzakonshme në fushëbetejë në luftën e saj brutale kundër Ukrainës”.

“Nëse Rusia është vërtet e detyruar t’i drejtohet [Koresë së Veriut] për t’i kërkuar ushtarë, kjo do të ishte një shenjë dëshpërimi, jo force, nga ana e Kremlinit”, tha Savett.

Rusia ka pësuar humbje të mëdha prej kur e nisi pushtimin e plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 202, për të cilin thuhet se shumë zyrtarë në Kremlin prisnin se do të zgjaste vetëm disa ditë. Burime të Qeverisë amerikane thonë se Rusia ka pësuar më shumë se 1.200 viktima në ditë në muajt e fundit.

Koreja e Jugut më 18 tetor pretendoi se Pheniani filloi të dërgonte forca speciale në Rusi në fillim të këtij muaji, disa ditë pasi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, bëri një akuzë të ngjashme se Koreja e Veriut kishte dërguar ushtarë dhe armë për ta mbështetur Kremlinin në luftën e tij kundër Ukrainës.

“Ushtarët koreano-veriorë të dërguar në Rusi janë aktualisht të vendosur në bazat ushtarake ruse në Lindjen e Largët, duke përfshirë Vladivostok, Usurisk, Habarovsk dhe Blagoveshçensk, dhe pritet të vendosen në vijat e para sapo të përfundojnë trajnimin e përshtatjes”, tha Shërbimi i Inteligjencës Kombëtare së Koresë së Jugut.

Qendra për Komunikime Strategjike e Ukrainës më 18 tetor e postoi një video për të cilën tha se shfaqte trupat koreano-veriorë duke u përgatitur në terrenin stërvitor Sergievski të Rusisë, për t’u zhvendosur në Ukrainë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026