Vodhi 4 automjete në Rrogozhinë e Kavajë, arrestohet 42-vjeçari nga Tirana

20 Tetor 2024 | 12:00

Policia e Tiranës ka arrestuar një 42-vjeçar të akuzuar për vjedhjen e 4 automjeteve në 4 vende të ndryshme. në kuadër të operacionit të koduar Four u vu në pranga shtetasi E. T., 42 vjeç, banues në Kashar, Tiranë.

Nga veprimet hetimore dhe provat e grumbulluara gjatë hetimeve dyshohet se ky shtetas  është autor i katër vjedhjeve, konkretisht: Ditën e djeshme ka vjedhur  automjetin tip “Peugeot” të cilin e braktisi në plazhin e Vilë Bashtovës, pasi u diktua nga shërbimet e Policisë dhe pas disa orësh u kap dhe u vu në pranga.

Po nga hetimet e kryera  dyshohet se ky shtetas është autor edhe i tre vjedhjeve të automjeteve  të ndodhura më parë, konkretisht. Më datë 25.02.2024, ka vjedhur automjetin  tip “Ford”, në Rrogozhinë. Më datë 20.08.2024, ka vjedhur automjetin tip “Chevrolet Matiz”, në Luz të Madh, Rrogozhinë. Më datë 18.10.2024, ka vjedhur një automjet tip “Renault Twingo, në lagjen nr. 2 Kavajë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026