Po transportonin 8,2 kg kanabis, arrestohen dy vëllezërit në Kurbin

21 Tetor 2024 | 09:38

Policia në Kurbin ka arrestuar dy shtetas pasi janë kapur në aksin rrugor “Laç-Mamurras”, teksa transportonin rreth 8.2 kg Cannabis Sativa.

Sipas njoftimit të Policisë, gjatë operacionit janë arrestuar në flagrancë shtetasit S. V., 36 vjeç dhe G. V. 26 vjeç, vëllezër, të dy banues në Kurbin.

Sekuestrohen lënda narkotike, shuma parash në lekë dhe në euro, si dhe 2 celularë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026