Arrestohet me urdhër të SPAK ish-presidenti Ilir Meta
Kreu i Partisë së Lirisë dhe ish-presidenti Ilir Meta është arrestuar të hënën me urdhër të SPAK.
Gazetari i Euronews Albania Eni Ferhati raporti se Meta është arrestuar nga agjentët e BKH dhe forca civile në hyrje të Tiranës teksa po lëvizte me mjetin e tij në drejtim të selisë ku kishte njoftuar konferencë.
Sipas informacioneve paraprake, ky arrestim lidhet me hetimet e zhvilluara prej disa kohësh nga SPAK për çështjen CEZ DIA për të cilën Meta është paraqitur 2 herë në SPAK. Lidhur me këtë dosje ka pasur edhe një hetim pasuror për të dhe ish-bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi.
Lajmi për arrestimin e Metës është konfirmuar edhe nga kreu i PD, Sali Berisha në një deklaratë për mediat.
“Çdo gjë ndaj tij është politike. Persekutimi politik i Ilir Metës është politik, politik dhe vetëm politik.
Nuk kanë publikuar asnjë fakt, asnjë dokument, por kanë zbatuar urdhrat e Edi Ramës, i cili është përpjekur me të gjitha mënyrat për eliminimin politik, e ndoshta edhe fizik të Ilir Metës. Edi Rama është, siç denoncova edhe në herët e kaluara, i implikuar në zhdukje të personave në mënyrë ekstraligjore, antikushtetuese. Iu kam informuar unë këtu ju, se Dumani fle mbi një dosje në të cilën bisedohet për eliminimin e një politikani të afërt me Edi Ramën. E kuptoni se a do mund të guxonin bandat shtetërore të eliminonin një politikan të afërt me Edi Ramën, pa porosinë e Edi Ramës? Pra, Edi Rama është një me krimin”, tha Berisha në konferencën për mediat.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta