Paralajmërimi i Harris : Po të ishte Trump president, Putin do ishte ulur në Kiev

22 Tetor 2024 | 10:30

Zëvendëspresidentja e SHBA-së, Kamala Harris, paralajmëroi të hënën për pasojat e rënda që do të ndodhnin nëse Donald Trump do të zgjidhej përsëri president.

Ajo i bëri këto komente para mbështetësve në Wisconsin, duke e cilësuar Trumpin si një njeri joserioz dhe duke theksuar shqetësimet e aleatëve të SHBA-së për zgjedhjet e 5 nëntorit.

Harris rikujtoi se Trump është “manipuluar lehtësisht nga lajkat” dhe përmendi një incident nga pandemia COVID, ku sipas saj, Trump dërgoi teste COVID në mënyrë të fshehtë te Presidenti rus, Vladimir Putin, për përdorim personal.

Duke folur për situatën në Ukrainë, Harris kritikoi Trumpin për deklaratat e tij të thjeshta, duke thënë se ai pretendon se mund ta zgjidhte krizën brenda një dite. “Vladimir Putin do të ishte ulur në Kiev nëse Donald Trump do të ishte president,” tha ajo, duke theksuar se Trump dëshiron të kënaqë liderët autoritarë.

Komentet e Harris vijnë pas deklaratave të Trumpit për marrëdhënien e tij “shumë të mirë” me Putinin, duke sugjeruar se një bisedë me liderin rus do të ishte “një gjë e zgjuar”.

Një zyrtar i administratës Biden e quajti këtë shqetësues, duke theksuar se do të ngrinte “flamuj të kuq” nëse këto thirrje ishin të vërteta.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026