Do zëvendësonte Nasrallahun, kush është zyrtari i Hezbollahut i vrarë nga Izraeli

23 Tetor 2024 | 08:57

Izraeli tha se në një nga sulmet ajrore që ka kryer në periferi të Bejrutit më herët gjatë këtij muaji është vrarë një zyrtar i Hezbollahut, grupit militant dhe partisë politike që kontrollon shumicën e Libanit jugor, që gjerësisht pritej të zëvendësonte udhëheqësin e kamotshëm të grupit, Hassan Nasrallah, i cili u vra gjatë një sulmi izraelit muajin e kaluar.

Megjithatë ende nuk ka pasur një konfirmim nga Hezbollahu lidhur me fatin e Hashem Safieddine, një klerik i fuqishëm i cili pritej të zëvendësonte Nasrallahun në krye të grupit.

Por kush ishte Hashem Safieddine

Një i afërm i liderit të vrarë të Hezbollahut, Hassan Nasrallah , Safieddine ka qenë anëtar i Këshillit qeverisës të grupit Shura dhe është konsideruar gjerësisht si pasardhësi i mundshëm i Nasrallah.

Safieddine ishte zyrtari i parë i Hezbollahut që foli në publik pas sulmit të Hamasit në Izraelin jugor më 7 tetor të vitit të kaluar, duke thënë në një tubim një ditë më vonë se “armët dhe raketat tona janë me ju”, duke iu referuar grupit të Hamasit.

Ai studioi në seminare fetare në qytetin iranian të Qom përpara se të kthehej në Liban në vitet 1990 për të marrë përgjegjësitë udhëheqëse në Hezbollah.

Safieddine ka mbajtur lidhje të forta me Iranin. Djali i tij, Rida, është i martuar me vajzën e gjeneralit të ndjerë iranian Qassem Soleimani, i cili u vra në një sulm amerikan në Irak në vitin 2020.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një muaj pas tërmeteve vdekjeprurëse, venezuelianët ende kërkojnë të dashurit e tyre nën rrënoja

Më shumë se 5,300 njerëz janë konfirmuar të kenë vdekur nga tërmetet dhe më shumë se 16,500 të tjerë janë plagosur, sipas një numri të...
10:17 | 24/07/2026

Tentohet të vidhet një bankë në Gjermani, vritet një punonjës gjatë pengmarrjes. Arrestohet 20-vjeçari autor i krimit

Një burrë ka vdekur në një incident pengmarrjeje në një degë banke në Regensburg, Bavari, në Gjermaninë jugore. Policia ka arrestuar autorin e dyshuar pas...
10:03 | 24/07/2026

Riorganizim në qeverinë gjermane, Merz ndryshon kabinetin dhe shkarkon Ministrin e Transportit

Kancelari gjerman Friedrich Merz njoftoi  të premten, se Nina Warken do të marrë detyrën si drejtuese e kancelarisë së tij, pas lëvizjes së Torsten Frei...
09:41 | 24/07/2026