Grup-kapitujt e Themeloreve u hapën, ç’ndodh tani? Hasani flet në Euronews Albania

23 Tetor 2024 | 11:40

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, në një intervistë ekskluzive për Euronews Albania, ka folur mbi rëndësinë e hapjes së grup-kapitujve të Themelerove për negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Në një bisedë me gazetarin Thimi Samarxhiu, ai ndau perspektivat mbi këtë zhvillim të rëndësishëm, duke shpjeguar se si hapja e këtyre kapitujve është një hap përpara në procesin e integrimit evropian.

Hasani nënvizoi gjithahstu dhe sfidat dhe përgjegjësitë që dalin nga ky proces, si dhe rëndësinë e angazhimit të vazhdueshëm për të përmbushur standardet evropiane.

Në intervistën e tij Hasani u ndal dhe te marrëdhëniet ne rajon mes Shqipoërisë dhe Kosovës, por dhe mes Tiranës dhe Beogradit.

 Intervistë e Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani

Pyetje: Zoti Ministër, faleminderit që na pritët në zyrën tuaj. Kënaqësi gjithmonë të bisedoj me ju. Pak ditë më parë Shqipëria hapi zyrtarisht Klasterin e parë të kapitujve për negociatat. Çfarë do të thotë kjo për Ministrinë e Jashtme, Shqipërinë, por mbi të gjitha edhe për njerëzit e thjeshtë?

Ministri Hasani: Është momenti më i rëndësishëm i negociates që ne kemi në Bashkimin Europian. Është dita kur ne zyrtarisht duhet të fillojmë procesin e bërjes së anëtarit të plotë.

Është dita kur e gjithë negociata politike tashmë përkthehet në kushte teknike, të cilat janë grup-kapitujt dhe grup-kapitulli i parë që u hap javën e kaluar. Është finalizimi i një përpjekje shumëvjeçare për të arritur që të kemi këtë negociatë, e cila do të përcaktojë qartë detyrimet e vendit tonë në raport me atë klasë, të cilës ne po angazhohemi maksimalisht që të bëjmë pjesë e grupit të vendeve të Bashkimit Europian.

Pyetje: Është moment për të festuar, apo jo?

Ministri Hasani: Janë gjithmonë momente për të festuar, po kam përshtypjen  se festat nuk kanë të bëjnë me fishekzjarrët dhe lumturinë.

Pyetje: Të pyes se ne në Shqipëri, kemi hapur gjithmonë shampanjë e kemi bërë festa shumë herë për këto gjëra.

Ministri Hasani: Është shumë e rëndësishme që të festohet puna e të gjithë atyre njerëzve që kanë qenë të angazhuar, për të plotësuar këtë detyrim të madh.

Është shumë e rëndësishme që ne të festojmë, një administratë publike të qartë dhe të mirë orientuar dhe një qeveri, që ka qenë në gjendje që të përcaktojë qartë se cilat do të jenë hapat e radhës.

Pyetje: Çfarë ndodh tani? Tani përvishen mëngët?

Ministri Hasani: Janë disa nota për tu marrë, dhe ne duhet të angazhohemi te ajo dëftesa e madhe që këto nota ti kemi kaluese.

Pyetje: Zoti Ministër, cili mendoni që është kapitulli që kërkon më shumë punë..? Sepse të paktën këto ditë, është diskutuar edhe eksponentë të qeverisë  edhe zyrtarë të lartë kanë thënë se, është krijuar ideja që kapitulli i drejtësisë,  për shkak se reforma në drejtësi është bërë në përputhje dhe në bashkëpunim me ndërkombëtarët dhe duket sikur aty jemi pak më mirë, sepse e kemi të shkruar nga ata. Por ka edhe kapituj të tjerë që ndoshta do të duhet më shumë punë.

Ministri Hasani: Unë mendoj që të gjithë kapitujt kanë rëndësinë e tyre. Padyshim që ne kemi bërë një punë shumë të mirë përsa i përket hapave  të ndërmarra në reformën në drejtësi, dhe sidomos paketa e re e punës që kanë nisur me reformë n në luftën kudër korrupsionit.  Këto janë themele të një angazhimi që në gjykimin tim modest, shumë vende të Bashkimit Europian nuk i kanë pasur dhe nuk i kanë.

Apo shumë vende që kanë qenë në procese të ngjashme me tonat, proces anëtarësimi nuk i kanë pasur në thellësinë dhe rëndësinë në të cilat janë dizajnuar dhe po shtrihen në Shqipëri. Kroacia përpara se të bëhej anëtare e Bashkimit Europain pati disa shkëndija të ngjashme me reformën tonë në drejtësi, Rumania po ashtu.

Po aq esenciale, aq thelbësore, aq të mirë detajuar, aq të qartë edhe në gjithë perspektiven e saj sa reforma në drejtësi, nuk mendoj se e ka pasur njeri.

Për këtë është e vërtetë që ne jemi hapa përpara. Jemi vendi që kryesojmë në gjithë këtë angazhimin përsa i përket rajonit.

Në 6 vendet e Ballkanit Perëndimor ne jemi i vetmi vend që kemi qartazi një reformë të tillë në drejtësi dhe e shikoj  që edhe të tjerët nuk po marrin hapa të ngjashëm me këtë. Por kjo nuk do me thënë që duke qenë diku më lart të anashkalohen detyrimet e tjera. Është një ekip shumë i madh, është një  angazhim shumë i madh njerëzish që po shohin me detaje të gjithë përpjekjen që ne na vjen nga kapitujt.

Dhe kjo pastaj përkthehet në kalendar pune dhe grup-kapitulli tjetër që përgatitemi është grup-kapitulli i çështjeve të punëve të jashtme dhe sigurisë, që  është një paketë e kryesuar do të thoja nga Ministria e Jashtme. Dhe për këtë, ne jemi gati edhe pretendojmë dhe shpresojmë që ta hapim brenda këtij viti.

Pyetje: Brenda këtij viti kalendarik, pra edhe dy muaj?

Ministri Hasani: Shqipëria është gati.

Pyetje:  Nga kush varet, hapja e këtij grup-kapitulli të dytë?

Ministri Hasani: Si në rastin e grup-kapitullit të parë, përveç aspektit teknik që marrëdhënia e Shqipërisë me Komisionin Europian ka arritur të qartësojë, të kristalizojë  gjithë  punën ka nevojë edhe për angazhim politik të 27 vendeve anëtare. Por ne e kemi shumë të qartë punën dhe po vazhdojmë hapur të progresojmë në ato detyrime që kemi dhe prandaj them që grup kapitulli i dytë është jo vetëm gati nga ana jonë, por edhe i negociuar me 27 vende anëtare.

Pyetje:  Kjo ka të bëjë edhe me Presidencën hungareze, që të mbyllet ky proces brenda Presidencës hungareze.

Ministri Hasani: Ka një moment shumë pozitiv me Presidencën hungareze, që ka qenë edhe me presidencën e mëparshme. Ne kemi pasur një bashkëpunim shumë të mirë me të gjitha presidencat dhe po ashtu po përgatitemi edhe për presidencën polake që nis në 1 janar. Por kjo nuk ka të bëjë vetëm me konfigurimin e marrëdhënieve me një shtet të caktuar, ka të bëjë me faktin që ne dëshirojmë të avancojmë sa më parë, sa më shpejt, në mënyrë sa më të mirë.

Pyetje:  Mirë edhe kur ke një shtet që ti ndihej më komod. Ka të bëjë edhe me shtetin.

Ministri Hasani: Patjetër, por nuk kemi asnjë presidencë të BE-së, me të cilën ne nuk kemi këtë frymë. Është e rëndësishme që në gjithë këtë përpjekje që ne jemi angazhuar dhe kemi ndërmarrë, ne kemi pasur një bashkëpunim të shkëlqyer me Komisionin Europian.

Një komision i cili ka ndryshuar tërërisht metodologjinë e vet të punës dhe është përkthyer kjo në përparimin e madh të Shqipërisë, por edhe vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt integrimit të plotë në Bashkimin Europian.

Pyetje: Zoti Ministër, qytetarët çfarë përfitojnë nga ky moment, nga kjo fazë ku jemi. Ka një përftim të drejtpërdrejtë për qytetarët që mund ta ndjejnë në jetën e tyre, përveç burokracive europiane, shkresave, ligjeve. Një gjë që mund ta ndjejnë drejtpërdrejt qytetarët?

Ministri Hasani: Së pari, Shqipëria vazhdon dhe do vazhdoj të bëhet një vend që i përket familjes së demokracive, bazuar në sundimin e ligjit dhe ekonominë e lirë të tregut. I them këto dy detaje se janë shumë të rëndësishme në gjithë konfigurimin politik të angazhimit të qytetarëve tanë në raport me qeveritë . Dhe sa më shumë vendi ynë bëhet demokratik më shumë respektohet ligji dhe sa më shumë liritë e njeriut bazuar kryesisht në liritë dhe të drejtat themelore, por edhe mundësitë e tregut të lirë, këto e bëjnë qytetarin shqiptar gjithmonë e më të integruar në familjen e  bashkësisë së madhe europiane. Nga ana tjetër ka edhe përfitime direket.

Plani i rritjes është një paketë, 922 milion euro të cilat do të jenë të dedikuara për Shqipërinë.

Këto janë para të cilat do të injektohen në gjithë ekonominë dhe strukturat tona dhe do të bëjnë të mundur avancimin më  të   shpejtë të reformave dhe të përqasjes së asaj që Shqipëria duhet të bëj në raport me faktin e të qenit shumë shpejt një vend anëtar i Bashkimit Europian.

Por dua të ndalem thelbësisht, që këtu nuk është vetëm një përfitim për parash në xhepat e njerëzve.

Njerëzit po të shohim trendin e rritjes së rrogës, së pagës minimale të shtetasve të paktën në Ballkanin Perëndimor, Shqipëria tashmë është një nga vendet kryesore për sa i përket pagës minimale.

Ka pasur një kërcim të rëndësishëm në gjithë angazhimin që ka të bëjë me qytetarët dhe këto janë siç është thënë shpesh, këto janë reforma dhe angazhime, të cilat nuk bëhen thjesht për faktin për tu bërë anëtarë të Bashkimit Europian, këto janë reforma dhe angazhime, të cilat bëhen për qytetarët shqiptarë për përmirësimin e jetës.

Dhe këtu  kemi të bëjmë me përputhjen e dy mundësive; Rritjen e angazhmit të drejtave, lirive dhe mirëqenies së qytetarëve të Republikës së Shqipërisë, me faktin që ne këto, po i bëjmë edhe në raport me anëtarësimin sa më të shpejtë në Bashkimin Europian.

Pra, ne nuk kemi kushte nga BE, që të bëjmë të mira për qytetarët. Kam përshtypjen që janë dy gjëra të cilat komplimentojnë  njëra- tjetrën.

Pyetje:  2030 është një objektiv i arritshëm zoti Ministër, duke parë edhe situatën gjeopolitike duke parë, edhe situatën brenda Bashkimit Europian, duke parë që deri në vitin 2030 nuk e dimë çfarë ndodh me vetë Bashkimin Europian.

Se kemi forca në Francë, që Le Pen me shumë gjasa mund të vijë sërish në pushtet dhe pastaj nuk di çfarë më ndodhi.

Ministri Hasani: Përmenda disa herë  Komisionin Europian. Ne kemi pasur një Komision Europian i cili vitin e parë nuk e kishte zgjerimin temën e vet kryesore, madje për një moment u tha që ne të vazhdojmë në një mënyrë të caktuar dhe gjërat do vazhdonin për vendet kandidate në mënyrë të caktuar. Tani kemi një Komision Europian i cili është thellësisht i fokusuar tek zgjerimi. Kemi një Komision Europian që e kupton se ajo që ndodhi në Ukrainë agresioni rus ndaj Ukrainës ka ri dimensionuar totalisht marrëdhëniet e Bashkimit Europian në vende partnere dhe procesi më natyral i zgjerimit të Bashkimit Europian është Ballkani Perëndimor.

Pyetje:  Edhe pa merita apo shkak të situatës gjeopolitike, mund të ndodhë siç ka qenë rasti i NATO-s për shembull, se duhet ta pranojmë të gjithë që nuk kemi qenë gati

Ministri Hasani: Ne kemi qenë gjithmonë gati. Cdo vend anëtar,  përsa i përket anëtarësimit në  NATO ka pasur një rrugë të qartë, të cilën e ka përmbushur. E njëjta histori ndodhet edhe me Bashkimin Europian. Objektivat janë të qarta, rruga është e qartë, grup- kapitujt të gjithë negociata është thelbësisht e qartë. Ne kemi edhe një dakordësim në vija të përgjithshme me Komisionin Europian për sa i përket afateve dhe procedurave për hapjen e grupit të kapitujve dhe kapitujve të caktuar, por dhe mbylljes së tyre. Kështu që mendoj që 2030, jo vetëm është një target i qartë, por detyrimet u përmbushën shumë kohë më parë. Flas për detyrime teknike, pastaj është pjesa patjetër e një negociate politike. Që të gjithë këto angazhime, si në rastin e çdo organizate ndërkombëtare, duhet të ratifikohen në çdo vend anëtar.

Pyetje: Një  mesazh për të  gjithë  qytetarët, që janë  të  lodhur, janë mërzitur me këto burokracitë e Bashkimit Evropian, zvarritje.. Çfarë i thoni qytetarëve shqiptarë në këtë ditë, dhe a është legjitime lodhja e tyre?

Ministri Hasani: Kam përshtypjen që këtu kemi opinione të ndryshme. Për mendimin tim, qytetarët e Republikës së Shqipërisë janë më optimistët, më europistët, përsa i përket vendeve kandidatët të Ballkanit Perëndimor, ka një frymë tjetër. Ndoshta, në pesë vende të tjera të Ballkanit Perëndimor nuk është kaq e avancuar sa këtu në Shqipëri. Ka një progres të mirë të shoqërisë shqiptare drejt të  qënit, natyrisht, anëtarë të Bashkimit Europian. Ne jemi padyshim për arsye të gjata historike, që nuk kanë nevojë që ne t’i diskutojmë këtu. Ne jemi një vend europian, kulturë, shoqëri, por nga ana tjetër, ne po i afrohemi gjithnjë e më shumë të qënit dhe në mënyrë të menduarit europian. Nuk them dhe nuk mendoj që ka ndonjë lodhje të madhe nga shqiptarët për burokracinë europiane. Patjetër, rregullat janë rregulla, mekanizmat janë mekanizma. Ndoshta kemi vuajtur në gjithë këtë periudhë që nga pavarësia e shtetit shqiptar, për mekanizmat të cilat ishin të mirëpërcaktuara. Kemi pasur një shoqëri post-otomaniste në vitet 20’. Pastaj kemi kaluar nëpër pushtime, diktatura dhe vite tranzicioni, të cilat duhej që të konsolidonin mekanizmat. Dhe për fat të mirë, ne këtë gjë po e bëjmë duke u bërë anëtar të logjikshëm, të natyrshëm të  Bashkimit Europian.

Pyetje: Zoti Ministër,  me lejen tuaj, duhet ndërrojë pak kapitull dhe temë. Duhet të  ndalem pak te marrëdhëniet e Shqipërisë me Greqinë. Është  folur shumë për Shqipërinë , Greqinë , çështja Beleri. Si janë tani marrëdhëniet pas çështjes Beleri dhe duke pritur që Beleri. për pak ditë do të vijë si pjesë e një grupi të eurodeputetësh në Tiranë.

Ministri Hasani: Ne me Greqinë kemi një partneritet strategjik, të cilin e kemi të qartë në shumë pikëpamje. Greqia është një fqinjë shumë e rëndësishme për Shqipërinë, ashtu siç edhe ne. Shqipëria është një fqinjë shumë e rëndësishme për Greqinë. Në rajonin ku jemi, është e rëndësishme që angazhimi të jetë sa më konstruktiv, sa më i mirë, sa më i hapur. Dhe kam përshtypjen që me Athinën zyrtare ne kemi pasur gjithmonë këto. Emrat e përveçëm janë thjesht aksidente në historinë e marrëdhënieve midis dy popujve. janë marrëdhënie të cilat janë shekullore, janë të konsoliduara dhe vazhdojnë të jenë në thelbin e gjithë  përpjekjes.

Pyetje: A janë  aty ku duhen në  jenë në këtë moment?

Ministri Hasani: Greqia,  ishte tepër konstruktive. Po marrim rastin e hapjes së grup-kapitullit të parë, dhe ne patëm një mirëkuptim në të gjithë angazhimin që patëm. Është e rëndësishme që ne të vazhdojmë të shohim gjërat në një optik sa më të përbashkët dhe kam përshtypjen që po e arrijmë këtë. Bëhet fjalë për një vend të  Bashkimit Europian, një vend të rëndësishëm, i cili në momente të rëndësishme ka qenë një fqinj, i cili është përpjekur për të mirën dhe për vazhdimësinë e projekteve të dedikuara për të ardhmen e Shqipërisë.

Pyetje: Zoti Ministër, me Greqinë janë dy çështje,  kemi shumë çështje, por dy janë që janë artikuluar nga dy qeveritë. Marrë veshja për kufirin detar, ne çfarë  pike është ?

Ministë r Hasani: Nuk kemi ndonjë element të ri, të dyja palët kanë shprehur një qëndrim të caktuar në një moment të caktuar. Por dinamika e angazhimit ka qenë e tillë, që përpjekjet janë fokusuar në drejtime të caktuara dhe të paktën duhet të jemi të qartë, që temat merren një nga një. Padyshim që angazhimi është i madh.

Pyetje: Por ka mbetur aty ku ka qenë, nuk ka asnjë hap përpara.

Ministri Hasani: Nuk ka hapa përpara, për sa kohë që kemi pasur të dy edhe Tirana dhe Athina kanë qenë të angazhuara me çështje të tjera. Mos të harrojmë që ju mund të thoni dy çështje, po unë kam shumë çështje, të cilat kanë nevojë për vëmendjen e duhur nga të dy palët.

Dhe nga ana tjetër, duhet të jemi koshient që vazhdimi i angazhimit është gjëja më e rëndësishme. Dhe kjo është ajo që ne po përpiqemi të bëjmë me Athinën, me kolegët grekë. Për punë  ditësh këtu do të jetë zëvendësministri i jashtëm grek që merret në çështje ekonomike. Ne do të vazhdojmë diskutimet për jo vetëm tema të rëndësishme për opinionin publik, të cilat janë atraktive, por ndoshta kanë marrë 90% të vëmendjes, por edhe tema të tilla si pensionet. Kemi një angazhim, kemi një negociatë që kemi nisur për energji elektrike e me radhë, të  cilat krijojnë në mënyrë më të mirë një konglomeratë angazhimi shumë të  rëndësishëm, me një vend shumë të rëndësishëm të Bashkimit Europian dhe një vend shumë të rëndësishëm fqinj.

Pyetje: Mund të  bëj një  parashikim zoti Ministër. Kur mund të  zgjidhet çë shtja e detit sipas jush,  në  rastin më  të  mirë , në  rast se palë t dakordë sohen?

Ministri Hasani: Mirë është mos të vënë afate për një angazhim, i cili ka nevojë për një përgjigje serioze. Pra mos të jenë afatet ato që ndikojnë tek serioziteti i përgjigjes.

Pyetje: Të  ndalojmë  pak te rajoni jonë  te Ballkani. Fillimisht po e nisë  me Kosovën, Si janë marrëdhëniet e  Tiranës me Prishtinë?

Ministri Hasani: Të shkëlqyera. Dhe këtu citoj kryeministrin Kurti, i cili në një intervistë të parë para ca ditëve e ka shprehur hapur që nganjëherë vetëm lajmet e këqija përbëjnë lajm.

Ne e dimë lajmet e mira asnjëherë nuk përbëjnë lajm. Kosova është pika kryesore e punës së politikës së jashtme të Republikës së Shqipërisë. Gjithmonë ka qenë dhe në momentet më të vështira të shtetit shqiptar, ka qenë fokus tek ajo që ndodhte apo ndodh aktualisht në Kosovë.

Kemi një angazhim shumë të fortë, kemi një angazhim direkt, kemi një marrëdhënie që duhet marrë për shembull në raportet që dy vende kanë në kushtet aktuale. Dhe ne vazhdojmë të punojmë në një mënyrë organike për tema të rëndësishme.

Pyetje: Pse nuk ju duket kështu zoti Ministër?

Ministri Hasani: çështje perceptimi.

Pyetje: Përplasjet mes Ramës dhe Kurtit

Ministri Hasani: Nuk shohin ndonjë përplasje për asgjë. Nuk shoh ndonjë përplasje për asgjë substanciale. Nuk shoh ndonjë përplasje për tema që kanë të bëjnë me ardhmërinë e Kosovës, me njohjen e Kosovës si vend i pavarur dhe për tërësinë dhe integriteti i territorit të saj.

Nuk shoh asnjë përplasje për angazhimin që ka Shqipëria për maksimalizimin e përpjekjes, që Kosova të jetë sa më pranë Bashkimit Europian. Të jetë një vend që të hapë apo të shkelë gjithë ato etapa që vendet tjera i kanë shkelur dhe të përparojë në mënyrë sa më të shpejtë, pasi bëhet fjalë për vendin patjetër me një demokraci vibrante. Një vend thelbësisht pro euroatlantik konkurron me Shqipërinë në përqindjet e dëshirës për të qenë sa më pranë dhe sa më shpejt familjes euroatlantike. Dhe për një realitet që është vetëm pozitiv, me njerëz që po shtyjnë përpara për të pasur një shoqëri dhe ata sa më të shpejtë europianiste.

Pyetje: A duhet të hapet ura mbi lumin Ibër, zoti Ministër?

Ministri Hasani: Nuk është pyetje a duhet hapur, patjetër që ura duhet hapur. Nuk ka qenë  ndonjë herë  në  pyetje duhet apo s’duhet. Padyshim që nuk mund të ketë ura dhe nuk mund të ketë ndarje në realitetet, të cilat ne të gjithë i kemi krijuar. Ajo që ne kemi thënë ka qënë që çdo hap duhet të koordinohet. Flasim për të  njëjtën logjik, flasim për të njëjtat veprime, flasim për të njëjtën mënyrë të menduarit, por flasim nganjëherë për metoda pak të ndryshme  pune. Ajo që  ne kemi propozuar, këshilluar, ka qenë gjithmonë që veprimet të të ndërmerren të koordinuar.

Pyetje: Pse duhet Kosova të pyesë ndërkombëtarët për një gjë që ata vetë e thonë që është e ligjshme?

Ministri Hasani: Detyrimi i shtetit amë, detyrimi i Shqipërisë është që gjithmonë të përcjellë mesazhe pozitive dhe konstruktive ndaj të gjithë atyre. që   janë  të  angazhuar per çeshtjen e shqiptarë ve në  rajon. Ne shikojmë  si shumë  të  rëndësishme, që  çdo perpjekje që  ka të  bë jë  me stabilitetin e secilit prej nesh, të  jetë  i mirë  koordinuar me aleatë tanë  kryesor, dhe aleatët kanë  qendrime , të  cilat  siç edhe e thashë  janë  plotë sisht në  të  një jtë n linjë  që  ndonjë  nga ne mendon se duhet bë rë . Por më nyrat janë  pak të  ndryshme. Hajde të  përshtasim dhe më nyrat sesi merren vendimet dhe ka shembuj shumë  të  mirë, të  paktën po flas për Shqipërinë. Në  momentin që  Shqipëria ka vepruar në  përputhje dhe në  angazhim të  njëjtë  me atë  që  i kanë  thënë  aleatët e vetë , rezultatet kanë  qenë  shumë  herë  më  të  mira.

Pyetje: A e dëmton Kosovën e gjitha kjo çfarë  ka ndodhur zoti Ministër? Mosrakordimi me partnerët ndërkombëtar, vendosja e sanksioneve dhe gjithë  këtë  proces në  të  cilën Kosova është

Ministri Hasani: Unë dua ta shoh gjithë gjënë pozitive. Unë dua që vëllezërit dhe motrat tanë në Kosovë të  përgatiten për të qenë sa më shpejt e sa më parë pjesë e një familje të madhe, pjesë e familjes euroatlantike. Edhe të gjitha përpjekjet që ata duhet të bëjnë, të ndihmuar nga ne, të mbështetur nga ne, duhet të jenë për ta bërë Kosovën një vend sa më shpejt kandidat të Bashkimit Europian, edhe kandidat të anëtarësimit NATO. Por këto janë hapa, të cilat duhet të jenë të mirëllogaritura.

Pyetje: Stausin e vendit kandidatë  duhet ta kishte marrë  Kosova?

Ministri Hasani: Nuk kam asnjë mendim ndryshe, jam partizani më i madh i gjithë përpjekjes që kolegët në Prishtinë po bëjnë, që ta shtynë flamurin euroatlantik në përpjekjet e tyre.

Pyetje: Marrëdhëniet e Tiranës me Beogradin si janë zoti Ministër? Duke parë reagimet, kundër reagimet, sulmet, gjithçka çfarë orkestrohet në Beograd kundër Kosovës. Janë më të mirat e mundshme apo jo?

Ministri Hasani: Varet ku e vëmë lupën. Nëqoftë se do bëjmë një bisedë të dhjetë, pesëmbëdhjetë, njëzet apo njëzet e pesë viteve. Mënyra e trajtimit e gjithë  gjësë do të varionte në vartësi të momentit të vënies së lupës. Për ne, ajo që është e rëndësishme është që në rajon, me vëndet e rajonit, do të vazhdojmë përpjekjen tonë konstruktive për një të ardhme të përbashkët sa më pozitive. Por kjo pa kompromise në  çështjet që janë thelbësisht të rëndësishme për shtetin shqiptar, për Republikën e Shqipërisë, por edhe për interesat tona jetike që kanë të bëjnë me ardhmërinë e Kosovës në  rradhë  të  parë . Siç edhe e thashë,  çështja e Kosovës është tema kryesore e punës së Ministrisë së Jashtme të Republikë s së Shqipërisë. dhe këtu nuk ka kompromis. Ne vazhdojmë të mbështesim fort dialogun  Prishtinë- Beograd. Dhe vërtetë shpresoj që me konfigurimin e ri të Komisionit Europian. Me konfigurimin e ri të  njerëzve që do të jenë të angazhuar për të.

Pyetje: Keni dhe ju ndonjë kritikë për ata të vjetrit, se Kosova ka pasur si për Lajçak, si për zotin Borel.

Ministri Hasani: Me shpresën që gjithë angazhimi i Komisionit Europian tashmë me një komisioner, që do të merret ekskluzivisht me zgjerimin dhe me angazhimin e  komisionit për dialogun Prishtinë-Beograd, me energji të reja me dinamika të reja, gjërat ndryshojnë dhe ndryshojnë për mirë.

Për fat të keq i gjithë rajoni ka qenë i përfshirë, flas për vitin 2024. Dhe retorika ka shkuar ndoshta jo në  drejtimin e duhur, nuk ka shkuar në rritimin e përmbushjes së angazhimeve të   përbashkët dhe përpjekjes për të afruar sa më shumë. Por ka marrë ngjyrime të cilat kanë qenë pak shtytëse karshi njëra-tjetrës, plus faktit që ky vit ka pasur zgjedhje në  Bashkimi Europian.

Për pak javë do kemi zgjedhjet në  Shtetet e Bashkuara. Për pak javë do kemi konfigurimin e ri të Komisionit Europian. Këto janë dinamika që do të bëjnë një dimër 2024-2025 edhe më interesant. Por që për këtë, ne do të vazhdojmë të jemi jo vetëm të fokusuar fort, por edhe të mirëangazhuar në mënyrë që të përgatitemi për të  pasur vëmendjen maksimale ndaj temave të rëndësishme që kanë të bëjnë nga gjërat më elementare që janë shqiptarët, kudo ku janë. Isha para pak ditësh me kryetaren e Komunës së  Preshevës.

Pyetje: Dua të pyes për shqiptarët e Luginës, sepse shpesh herë ata thonë që Tiranë nuk bën aq sa duhet për luginën e Përshëvës.

Ministri Hasani: Asnjëherë nuk mjafton ajo që bën Tiranë për asnjë shqiptar. Nuk është e mjaftueshme për asnjë, qofshin këta të Luginës së Preshevës, qofshin këta të Republikës së Kosovës, qofshin këta shqiptarë kudo ku gjenden. Në Maqedonin e Veriut, Malësi apo në diasporë. Dhe ne nuk do të lëmë më me kaq, ne kemi filluar një angazhim them serioz. Duke filluar nga struktura e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, kemi një drejtori që merret ekskluzivisht me faktorët shqiptarë në  rajon. Kemi një vëmendje më të theksuar politike, por siç e thashë nuk mjafton asnjëherë ajo që bëjnë për shqiptarët kudo ku janë. Dhe me kryetaren e Komunës së  Preshevë s diskutuam për tema të rëndësishme, por dhe për përditshmërinë. Sepse është përditshmëria nganjëherë që krijon shumë ngjyrime, të cilat mund të krijojnë situata të caktuara në të ardhmen.

Pyetje: Thuhet që shqiptarët e Luginës së  Preshevës janë shqiptarët më të diskriminuar në rajon. Bini dakord?

Ministri Hasani: Na duhet që të punojmë sa më shumë, që shqiptarët kudo ku janë të ndihen të mirëintegruar, të mirëtrajtuar dhe të angazhuar në shoqëritë ku ata kontribuojnë, si anëtarë të barabartë dhe me vlera shumë të mira.

Flasim për angazhime dhe njerëz të cilët në gjithë përpjekjen e tyre politike janë të fokusuar drejtë të ardhmes euroatlantike të vendeve ku ata kontribuojnë. Dhe kjo është një vlerë e shtuar e një angazhimi. që  pa dallim gjeografik, kudo ku janë shqiptarët e vërtetojnë gjithmonë dhe çdo ditë.

Pyetje: Zoti Ministër ndalemi pak te Maqedonia e Veriut. Si janë  marrëdhëniet me qeverinë  e re, me pjesën  shqiptare të qeverisë, si janë këto marrëdhënie? Opozita e atëhershme dhe pjesa e qeverisë sot, ju kanë  akuzuar që Tiranën nuk ka bërë aq sa duhet dhe nuk na ka mbështetur, duke mbështetur një kandidat tjetër. Është  kjo e vërtet apo jo?

Ministri Hasani: Nuk më rezulton për asnjë  moment kështu. Jemi në raporte ditore angazhimi me ministrat shqiptarë në qeverinë e re të Maqedonisë  së  Veriut, por edhe me Ministrinë e Jashtme, kolegët dhe  Ministrin e Jashtëm të  Republikës së  Maqedonisë  së  Veriut. Pasi gjithë  përpjekja është  për një  vend fqinj, partner, jemi të  dy aleatë  në  NATO me projektë  të  mëdha të  përbashkëta. Kemi një  angazhim shumë  serioz që  ka të  bëjë  më  korriorin 8.

Pyetje: Por, duket se ë shtë  një  plan që  do ndroshoj do bë het korridori 10, flitet për Beograd-Shkup-Athinë .

Ministri Hasani: Janë  dy korridore që  kryqëzohen në Maqedoninë e Veriut. Por duhet të progresojnë, në mënyrë të pavarur nga njëra-tjetra dhe kemi dakordësinë, logjikën, por edhe mbështetjen për të vazhduar punën në korridorin 8. Korridor, i cili jo vetëm nga pikëpamja e anëtarësimit të vendeve tona në  Bashkimi Evropian, por  edhe lëvizjes më të lehtë të mallrave, njerëzve dhe kapitaleve. Në këtë aks ndihmon edhe NATO për gjithë logjikën e planeve të punës, edhe planeve dhe angazhimeve që ajo ka. Në mënyrë që të ketë një lidhje sa më natyrale dhe sa më të shpejtë nga Italia e Jugut përmes Shqipërisë në Maqedonin e Veriut, Bullgari, Rumani apo Turqia e  me radhë.

Pyetje: Zoti Ministër, Aleksandër Vuçiç është në këto momente në Kazan, duke u takuar me Vladimir Putin. Sa evident dhe sa i madh është ndikimi i Rusisë në këtë  pjesë  të botës. A vazhdon  të  jetë  me këto ritme në  gjithë  këto shtete që  pë rmendëm, përfshirë  edhe Malin e Zi.

Ministri Hasani: Për ata që ndjekin edhe përpiqen që ta bëjnë gjithmonë një hap mbrapa, apo ta bëjnë  ‘zoom out’ lupën e mendimit. Shumë nga hapat e asaj që ndodhë n, historive tragjike që ndodhën gjatë luftërave gjakatare  në shpërbërjen e Jugosllavisë u shfaqën në agresionin rus ndaj Ukrainës, dhe për fat të keq ka elementë që po kthehen. Ka një tentativë që këto elementë të kthehen në Ballkanin Perëndimor dhe këtu i referohem ngjarjeve në veri të Kosovës. Trembëdhjetë muaj më parë janë të njëjta metodologjia e asaj që ka ndodhur në vitet 90’, ka marrë ca nuanca më sovjetike në lindje dhe është kthyer prapë me agresivitet. Ajo që është e rëndësishme është që ne duhet të vazhdojmë të kemi një emërues të përbashkët, që është integrimi sa më i shpejtë në Bashkimin Europian i të gjitha shoqërive. Që kanë të bëjnë me të paktën me rajonin tonë dhe në mënyrë sa më të shpejtë, në mënyrë sa më të detajuar, pasi kjo do të bëjë që shumë nga pikëpyetjet aktuale, të  cilat janë ëndrra. Nganjëherë, të  krijuara nga realitetet pak të çuditshme, si takimi që ju po i referoheni. Të mos shndërrohen në gurë themeli për atë që ka të bëjë me të ardhmen e vendeve tona. Të gjithë vendet e  Ballkanit Perëndimor janë kandidatë për të bërë anëtarë të Bashkisë Europiane. Realitetet e tjera janë pak absurde, janë pak jo reale, mekanizma më shumë për propagandë politike sesa hapa aq të qarta, sa i ka BE në  raport me ne.

Pyetje: Por ndikimi vijon të  jetë  i Rusisë. Duket sikur jemi majmun, ndoshta ngaqë  jemi i vetmi komb që  nuk jemi sllavë .

Ministri Hasani: Ka dhe kombet tjera që nuk janë sllavë. Në Shqipëri ka një pozicionim që është shekullor dhe shumë i qartë. Në Shqipëri ka një përqindje dërrmuese, përsa i përket orientimit që kanë njerëzit tanë, vëllezërit, motrat tona, familjet tona, komshinjtë etj, për të qenë qytetar europian, qytetarët të një familje euroatlantike, pro-perëndimorë, pro-amerikanë. Dhe kjo është aq evidente, saqë unë nuk kam mundur të gjej deri më sot një të zgjedhur nga populli, që të mos mendoj kështu. Janë gjithë të zgjedhurit nga populli, që për arsye të ndryshme mendojnë ndryshe për çështjet e brendshme, por për rrugën e familjes tonë e kanë vetëm një, që është familja euroatlantike. Influencat e huaja do të jenë, influencat e huaja nuk po i minimizoj, por vëmendja është e madhe. Pasi ngjarjet kanë qenë të rënda, sulmi kibernetik që ndodhi dy vjet më parë ishte një goditje në tentativë tepër e institucionalizuar kundër strukturave të qeverisë shqiptare. Dhe për këtë ne vazhdojmë, jo vetëm të japim vëmendje maksimal, por dhe ta angazhohemi sa më shumë në ato nisma, në ato mekanizma që na bëjnë të mundur të jemi sa më mirë të barrikaduar me kolegë, me vende tjera, me vende aleate, me vende partnerë në mënyrë që të përballim këto sfida.

Vëndet sot është fakt që multilateralizmi po vuan. Dhe vlerat për të cilat ne angazhohemi janë dhënë pikëpyetje. Është një luftë midis demokracive dhe demokaturave. Dhe ne duhet të vazhdojmë të angazhohemi që familjet demokratike mos të bien pre asnjëherë e gjithë tentativave të këtyre demokraturave për krijimin e perceptimit të realiteteve të tjerë.

Pyetje: Zoti Ministër, po e mbyll bisedën me një  ligj të  hedhur për konsult në publik, për të ditur ku jemi me ligjin që keni bërë publik për Shërbimin e jashtëm.

Çfarë sjell ndryshe ky projektligj? Çfarë ndryshon shërbimin e jashtëm deri tani? Pse duhet mbi të gjitha ky ligj?

Ministri Hasani: Çdo legjislacion ka nevojë për rifreskim, bazuar në realitetet në të cilat ne jetojmë. Shërbimi i Jashtëm operonte me një legjislacion të 10 viteve më parë. Ndërkohë, kanë ndodhur aq shumë ndryshime dhe ngjarje, të cilat kanë nevojë.

Pyetje: Duket sikur diplomacia ndonjëherë  nuk ndryshon kaq shpejt, duhen me dekada.

Ministri Hasani: Po ja një detaj, që doja ta ndaja me ju. Ka të bëjë me përfaqësimin tashmë jo vetëm gjeografik që ne do të bëjmë, do të ketë edhe përfaqësim tematik. Shqipëria do të ketë përfaqësues special që do të jenë të ngarkuar për një temë të caktuar, kërcimet hibride, lufta kundër korrupsionit, të drejtat e grave. Nuk do flasim vetëm për ambasadorë  gjeografik, por do ketë  dhe të  dërguar tematik. Do jenë  punonjës të  shërbimit të  jashtëm, që  do jenë  të  angazhuar në  një  fushë  dhe temë  të  caktuar dhe me një  qëllim të  caktuar. Së  dyti, ne flasim shpesh për diasporën dhe flasim për të  gjitha ato kapacitete, të  cilat në  një  më nyrë  ose tjetër, ne duhet ti përthithim ti kthejm në  Shqipëri.

Me propozimin e ri në ligjin për shërbimin e jashtëm, do tu hapet dera të  gjithë  atyre  shqiptar dhe shqiptare, që  punojnë  në  organizatat ndërkombëtare, për tu bërë  pjesë  e shërbimit të  jashtëm të  Republikës së  Shqipërisë. Por jo duke filluar nga zero, nga minimumi i angazhimit, por duke konvertuar ato vite që  kanë  punuar në  organizmat ndërkombëtare në  vite punë  të  shërbimit të  jashtëm.

Pyetje: Pra, nuk fillon me gradën me të  ulët në  shërbimin diplomatik?

Ministri Hasani: Nuk fillon nga zero, po fillon me atë  gradë  që  i takon angazhimit që  ka pasur i konvertuar, angazhimi që  ka pasur në  organizatat ndërkombëtare ku punonin.

Nga ana tjetër, legjislacioni në  fuqi me shumë  të  drejtë  penalizonte bashkëpunëtorët e Sigurimit të  Shtetit. Por ne kemi vendosur një  element të  ri, që  janë  punonjësit e Sigurimit të  Shtetit, që  nuk do jenë  më  pjesë  e shërbimit të  jashtëm. Të  gjithë  punonjësit e shërbimit të  jashtëm do të  pajisen me certifikatë  sigurie, për nivele të  caktuara.

Në  radhë  të  parë  ky ligj për shërbimin e jashtëm, ti përshtatet sa më  shpejt realiteteve legjislative të  cilat kemi në  Republikën e Shqipërisë.

Si dhe të  krijojnë  një  mundësi më  të  mirë , për të  gjithë  kë ta diplomatë  njerëz të  angazhuar prej vitesh  në  përfaqesitë  e Republikës së  Shqipërisë  në  arenën ndërkombëtare, të  jenë  në  nivelin e duhur dhe në  trajtimin sa më  të  mirë  të  këtij angazhimi që  kanë.

Pyetje: Raportet politike-diplomatike ndryshojnë  të  ambasadorëve? E kam fjalën për përqindjen e ambasadorëve që  dërgohen nga politika dhe diplomatëve.

Ministri Hasani: Nuk ka një përkufizim përqindjesh në paketën aktuale të ligjit për shërbimin e jashtëm, janë ca rudimente të futura të marra të kopjuara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kopjime që janë bërë në fund të viteve 90’ dhe me kalimin e viteve janë  kuptur që  janë  momente të cilat vetëm krijojnë probleme keqinterpretimi dhe është ecur përpara me atë realitet që kemi.

Pyetje: Çfarë do të sjellë ndryshe ky ligj? Çfarë ndryshon në fytyrën e shërbimit të jashtëm?

Ministri Hasani: Dinamika, angazhimi, qënia kudo prezent. Konfigurimi më i mirë jo vetëm gjeografik, pra nuk do ketë vetëm ambasada klasike në një territor të caktuar, por do të ketë edhe përfaqësues të veçantë specialë që do të merren me një temë të caktuar, apo me një rajon të caktuar, apo me një grup njerëzish të caktuar.

Pyetje: Zonat që  duan mbulim me ambasada zoti Ministër?

Ministri Hasani: Kemi hapur, janë dy ambasadorë të rinj në detyrë në dy ambasada të reja në Baku, Azerbexhan dhe në Kiev në Ukrainë. Kemi edhe dy konsull të përgjithshëm në Strugë dhe në Ulqin. Sot që po flasim, pra, të katër kolegët kanë filluar punën.

Nga ana tjetër, ne kemi bërë të mundur që të hapim një përfaqësi diplomatike në Indi, Indonezi dhe në Kenia. India është fuqia e pestë ekonomike e botës, me projeksionin për të qenë e treta. Indonezia është një vend i rëndësishëm, është vendi më i madh mysliman në botë dhe ne kemi munguar për gati një dekadë në Paqësor. Dhe Kenia, sepse Kenia jo vetëm që ne e kemi humbur për fat të keq me rënien e komunizmit praninë në Afrikën Sub- Saharane. Por në Nairobi është edhe selia e katërt e Kombeve të Bashkuara, pas Nju Jorkut, Gjenevës, Vjenës. Është në Nairobi ku janë përqëndruar kryesisht organizatat që kanë të bëjnë me klimën dhe ambientin. Edhe kemi diskutim shumë të mirë me ministren e  Turizmit për të qenë pranishëm sa më shpejt aty, edhe së bashku.

Kjo logjikë do të bëjë që edhe në vitin tjetër, në vitin e ri buxhetor, ne të fillojmë të shtrim pak praninë. Pasi e them, jo me shumë, janë pjesë e këtij shërbimi, po e them me pak vështirësi faktin, që ne jemi të mirëpranishëm në  vendet e Bashkimit Evropian.

Dhe për pjesën tjetër të botës, nuk e kemi trajtuar aq mirë, sidomos përsa i përket njëzetë viteve të fundit. Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka pasur përfaqësimin jo aq konkret kur flas për Afrikën, kur flas për Amerikën Latine, kur flas për pjesën e Paqësorit, kur flas për vende të rëndësishme si India, etj.

Pyetje: Zoti Ministër, në fund ta mbyllim me një mesazh për të rinjtë që e shohin me shumë admirim këtë punën e diplomatit.

Ministri Hasani: Është një emocion shumë i bukur në momentin që e bën dhe je dita-ditës i angazhuar për të shkruajtur gjëra të cilat eprori direkt, një titullar i ministrisë apo një personalitet i vendit i shpreh në  publik.

Është një punë e cila të krijon lidhje, marrëdhënie, situata, që nganjëherë i lexon vetëm nëpër libra, edhe këto janë mundësi që çdo i ri apo çdo e re në Republikën e Shqipërisë mund ta konsiderojë.

Janë ato mundësi të  cilat  drejtojnë në një mënyrë ose një tjetër të ardhmen. Edhe kjo është arsyeja që edhe  tek ligj i ri për shërbimin e jashtëm, por edhe në mënyrën se si nevojat na çojnë në Ministrinë  për Evropën dhe Punët e Jashtme të  paktën kë to dhjetë vjet. Është gjithmonë fokus tek të rinjtë, tek angazhimi me ata njerëz që ndoshta përbëjnë vetëm 30% të së  tashmes, por janë 100% e të ardhmes.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026